Rritja e çmimit të naftës në optikën e mjeshtrit Bujar Kapexhiu

Rritja e çmimit të naftës në optikën e mjeshtrit Bujar Kapexhiu

13:50, 14/07/2019
A+ Aa A-

Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës në Shqipëri, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët të cilët kanë vendosur që ditën e hënë të ngrihen sërish në protestë.

Në rrjetet sociale po bëhet thirrje që ditën e hënë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, të gjithë shoferët të ndalin makinat e tyre në kryqëzime në shenjë proteste ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Nisur nga kjo, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka skicuar karikaturën e radhës, ku shfaqet kryeministri Rama, i cili “po mbyt” shqiptarët me gjobat që vijnë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës por dhe koncensioneve korruptive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco