Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri ...

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri ...

08:13, 14/07/2019
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 
DOKUMENTI/ Nuk ka pushime për PD-në, ja çfarë do të ndodhë gjatë 2 muajve

Për Partinë Demokratike vera nuk do të jetë për pushime. E gjthë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale. Këto detyra nuk janë trajtuar si prioritare për shkak të angazhimit intensiv me protestat, por tani, situata do të ndryshojë. 

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/267111/dokumenti-nuk-ka-pushime-per-pd-ne-ja-cfare-do-te-ndodhe-gjate-2-muajve/

 
‘Ndalim poltik’/ Ish-deputeti flet pas lirimit: ‘Do i shkoj deri në fund kush janë përgjegjësit’

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, në intervistën e parë të dhënë pas lirimit, ka shprehur vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund çështjes së ndalimit të padrejtë sipas tij, duke çuar në gjykatë personat përgjegjës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/267097/ndalim-poltik-ish-deputeti-flet-pas-lirimit-do-i-shkoj-deri-ne-fund-kush-jane-pergjegjesit/

 

'Erion Veliaj si shkollë intrige'/ Malltezi publikon dokumentet: Ja si e sulmoi kryebashkiaku i Tiranës Ramën...

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  Jamarbër Malltezi nxjerr zbuluar intrigat e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në lidhje me prishjen e godinës 4-atëshe pranë ish-stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/267082/erion-veliaj-si-shkolle-intrige-malltezi-publikon-dokumentet-ja-si-e-sulmoi-kryebashkiaku-i-tiranes-ramen/

 

Këlliçi në Syri TV: Pr/ligji për rininë, antikushtetues. Edi Rama ka rënë moralisht

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, kreu i FRPD, Belind Këlliçi është shprehur se, 30 qershori është një farsë që e refuzuan 85% e shqiptarëve dhe se kryeministri Edi Rama ka rënë para qytetarëve.

Për më shumë            

https://www.syri.net/politike/267070/kellici-ne-syri-tv-pr-ligji-per-rinine-antikushtetues-edi-rama-ka-rene-moralisht/

 

FOTO/ Edhe kandidate për Këshill edhe mbikëqyrëse e votave. Ndodh në Vaun e Dejës

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal të ndodhur në votimet monopartiake të Edi Ramës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/267061/foto-edhe-kandidate-per-keshill-edhe-mbikeqyrese-e-votave-ndodh-ne-vaun-e-dejes/

 

E zgjedhura e Ramës në Këshillin Bashkiak paraqet si kualifikim ‘Shkollën e Partisë’

Votimet moniste të 30 qershorit nuk zbuluan vetëm hajdutërinë e Ramës dhe Partisë Socialiste për të denigruar një proces që vetë e ngritën, por kanë nxjerr në pah edhe kandidatë qesharakë që kjo parti ka vendosur në Këshillat Bashkiakë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/267080/e-zgjedhura-e-rames-ne-keshillin-bashkiak-paraqet-si-kualifikim-shkollen-e-partise/

 

‘Ministrja e 94 mln eurove me 8 makina me vete tallet me rrogat e punonjësve të Këpucëve’

Një punonjës në një nga fabrikat e këpucëve në Korçë ka denoncuar kushtet skandaloze të punës si edhe pagesën mizerabël me të cilën ata paguhen.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/267088/ministrja-e-94-mln-eurove-me-8-makina-me-vete-tallet-me-rrogat-e-punonjesve-te-kepuceve/

                                    

Rrëfimi tronditës/ “Hanim bukë me gjak”, shqiptari që vrau babanë në Greqi pritet si hero

Ndërsa shkonte në gjykatë, për t’u njohur me vendimin e marrë për të, i riu shqiptarë në Greqi, i cili vrau të atin 70-vjeçar është pritur si hero.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/267095/rrefimi-trondites-hanim-buke-me-gjak-shqiptari-qe-vrau-babane-ne-greqi-pritet-si-hero/

 

Eksperti amerikan: ‘Merkel dhe Haradinaj bllokuan shkëmbimin e territorit të Kosovës’

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe analist i Ballkanit thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të mos ketë elementin e territorit.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/267127/eksperti-amerikan-merkel-dhe-haradinaj-bllokuan-shkembimin-e-territorit-te-kosoves/

 

SHBA dhe BE gati sanksionet ndaj Turqisë

Turqia pritet të përballet me sanksione nga perëndimi, si për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ajrore ruse S-400, ashtu edhe për kërkimet e paligjshme për gaz në ujërat e Qipros.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/267089/shba-dhe-be-gati-sanksionet-ndaj-turqise/

 

Xhemaili mesazh emocionues për Mihajlovic: E kemi si baba!

Kapiteni i Bolognas, Xhemaili, ka dhënë një premtim për trajnerin Mihajlovic, me të cilin punoi së fundmi.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/267131/xhemaili-mesazh-emocionues-per-mihajlovic-e-kemi-si-baba/

                                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco