'Syri.net Kosova' kursen xhepat e kosovarëve, ‘zbraps’ vendimin e institucioneve të Malit të Zi

'Syri.net Kosova' kursen xhepat e kosovarëve, ‘zbraps’ vendimin e institucioneve të Malit të Zi

21:39, 13/07/2019
A+ Aa A-

Pas raportimeve të Syri.net Kosova dhe shpërndarjen masive nga mediet e tjera se institucionet e Malit të Zi, kanë nisë ta zbatoj taksën turistike prej 0.70 centëve dhe duke gjobitur nga mbi  40 euro të gjithë ata që nuk e kanë paguar nga policia në pikë kalimin kufitar në dalje të Ulqinit në Sukobinë, ku vendim tash e tutje nuk do të vlej më. Kështu kanë premtuar zyrtarë të lartë të Komunës së Ulqinit.

Gjatë ditës zyrtarë të lartë nga Ulqini, kanë premtuar për “Syri.net Kosova”, se nuk do të ketë më gjobitje të turistëve kosovar, por që  tash veprime do të qiradhënësit e jo tek qira marrësit.

Se nuk do të ketë gjoba ndaj turistëve apo qiramarrësve e konfirmon kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq për "Syri.net Kosva".

Ai shton se këtë përgjegjësi do ta bartin qiradhënësit e jo turistët.

Ndryshe, zyrtarë të ndryshëm nga Komuna e  institucione tjera të Ulqinit kanë mohuar  se ka pasur gjobitje masive të turistëve nga Kosova në Sukobinë që sipas tyre janë gjobitur një ditë 16 turistë, e ditën tjetër 22, derisa  turistët e kompanitë e autobusëve nga Kosova pohojnë të kundërtën se ka pasur gjobitje në numër të madh, saqë janë krijuar edhe pritje e kolona të gjatë.   

Institucionet kanë kërkuar nga turistët kosovarë  dhe ata të huaj që të paguajnë taksën  prej 0.70 centë për të rritur dhe 0.35 për fëmijë për secilën ditë të qëndrimit në bashkëpunim me qiradhënësit.

Por nga ana tjetër zyrtarë të tjerë e gazetarë nga Ulqini, thonë se  nuk besojnë se  do të shpëtojnë nga gjobitja në kufij të gjithë ata që nuk e paguajnë taksën turistike.

 Taksa është vënë nga Organizata Turistike e Ulqinit, që secili turistë i huaj që viziton këtë vend duhet të paguaj taksën turistike 0.70 centë për 24 orë, derisa për fëmijë ajo kushton 0.35 centë për çdo ditë qëndrimi.  

Ftojmë turistët nga Kosova  që të paguajnë  taksën turistike dhe atë të kërkojnë nga qiradhënësi, në mënyrë që mos të kenë telashe, gjoba, pritje e kolona në kufij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco