'Skënderbeun e vramë ne shqiptarët'/ Olsi Rama dhe Erion Braçe fshihen pas dramës së ekipit korçar

'Skënderbeun e vramë ne shqiptarët'/ Olsi Rama dhe Erion Braçe fshihen pas dramës së ekipit korçar

21:35, 13/07/2019
A+ Aa A-

Vijojnë reagimet pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS, që la në fuqi dënimin e UEFA-s, sipas të cilit, Skënderbeu dënohet me 10 vite mungesë në Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Së fundmi reagon edhe ish-kryeministri, i cili citon tifozin e ekipit korçar, sipas të cilit pas dënimit të rëndë fshihen zv/kryeministri Erion Braçe dhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, aktualisht drejtor i FK Partizani.

“Akuzon Olsi Ramën dhe Erion Braçen për dramën e ekipit të Skënderbeut”, shkruan Berisha dhe publikon më pas shkrimin e tuifozit dixhital.

Doktor pershendetje!!te uroj shendet....te lutem shperndaje pak kete eshte shum e rendesishme::

Reagim...

Skenderbeun e vrame NE Shqiptaret...ndersa varrimin ja bene ''turqit '' e UEFA-s...

Shokues dhe diskriminues...poshterues dhe i pa drejte ka qene vendimi i sotem i CAS i cili la ne fuqi denimin extrem prej 10 vjetesh mospjesmarrje ne kompeticionet europiane dhe gjoben e rende prej 1 milion euro per klubin me te mire te futbollit shqiptar te dekades se fundit Skenderbeun e Korces...

Te them te drejten nuk u befasova dhe aq pasi qe kur kjo lloj ''godine drejtesie europiane'' ....e shtyu vendimin ne qershor per ta bere publik pikerisht sot , kete te premte te 12 korrikut 2019.....dyshova shume seriozisht se vendimi do te ishte pikerisht ky...fyes, diskriminues, poshterues e perdhoses sa me s'ka jo thjesht per Skenderbeun e Korcen te cilin ai perfaqeson por per gjithe futbollin shqiptar ne pergjithesi nga A tek Zh...

Po kush e vrau ne te vertete Skenderbeun?

E vrame ne shqiptaret vete te paret, madje pa meshire, duke ja shkelur me kembe meritat e duke e flakur tej me perbuzje prej nihilistesh te semure respektin e mirenjohjen qe ai meriton ne shume drejtime absolutisht pa asnje lloj diskutimi ...duke u bere per vite me radhe modeli i vetem europian i nje klubi shqiptar futbolli...modeli i profesionizmit e i krenarise sone kombetare ne sport...

Skenderbeun... e vrame ne ...Hamzate-Tradhetare ...e te shumefishuar si kurre me pare sot , qe edhe pa leke fare nga cmira e xhelozia, nga injoranca e dashakeqesia jemi gati ti nxjerrim syte njeri tjetrit e kujtdo ...jemi gati ti veme flaken Shqiperise e ta shkelim me kembe nje popull te tere...e jo me nje Korce te vetme ....

E vrau poltika e ndyre shqiptare e sotme qe ende fuqishem e poshtersisht vazhdon ti fuse hundet e te ngaterrohet keqaz e neveritshem ne futbollin shqiptar madje edhe me ndyresisht se dikur ne vitet e marrezishme te diktatures peshtirosese...

Skenderbeun e vrane se pari vete shqiptaret e tij me dy fytyra te cilet deri dje i binin gjoksit e mburreshin me te ...

E vrane radhazi ''letrat anonime'' derguar UEFA ... te Erion Braces politikanit te mbrapshte e tifozit delirant e debil ...kallzimet tipike e te rreme prej spiunesh te semure te Olsi Rames e deklaratat publike ''per pasterti ne futbollin shqiptar' te kandidatit per president te FSHF...shokut komunist te betuar Fino ...

Skenderbeun tone, krenarine tone kombetare te dekades se fundit ne futbollin shqiptar...ate qe na solli Kupat e Europes ne shtepi e na beri krenare teksa degjonim himnin europian te futbollit ne fushen tone...e vrane gazetarucet , anal-histet, opinion-istet injorante, cmirzinj, te pa ditur, sahanlepiresa, bytheshitur, mercenare, militante fanatike te dikujt e te shumekujt qe per qellimet e tyre karieriste e te mbrapshta e per nje grusht parash te qelbura jane gati te vrasin neser po njesoj edhe Nenen e Baben e tyre....

E vrane studiot televizive shqipfolese , mikrofonet e bezdisur te radiove tona zhurmuese, faqet pa pushim te gazetave te rruges qe s'pushuan njehere te vetme duke vjelle helm e vrer ndaj Korces e Skenderbeut te saj...

Skenderbeun e vrau vete FSHF e cila pikerisht atehere kur duhej ta mbronte si krenari e vlere kombetare te saj e tradhetoi poshtersisht, i ktheu kurrizin e i nguli thiken pas shpine ...sic bejne zakonisht per fatin tone te keq shqiptaret ndaj shqiptareve...prej dekadash...

Skenderbeun e vrau vete i pari Shefi i futbollit shqiptar Armandua i cili e la ne mes te rruges per te gjetur rrugen e tij personale ne kolltuqet e rehatshme te UEFA...

Skenderbeun edhe nese kane gabuar dikur Bode, Zeqo, e Takaj ...e vrame po vete ne qe i lame te gabonin asisoj e aq gjate duke mberritur deri ketu ku sot denimi i tij kapital na dhemb kaq shume te gjitheve...edhe pse personalisht ne nje perqindje fare te vogel besoj se drejtuesit korcare te mund kene gabuar diku... ashtu sikurse cirren e ulerasin 
turlia pa fund e mjeraneve ne duart e te cileve ka rene sot fatkeqesisht gazetaria e analiza sportive e vecmas futbollistike shqiptare...

Skenderbeun e cuam buze Gremines po vete ne shqiptaret e keqinj...e pastaj ja beme gati UEFA qe ta shtynte per ne Humnere ...ku se fundi CAS - i e gjeti te vrare dhe ''nuk u ngut'' ti bente perfundimisht varrimin...

Skenderbeun e varrosen pikerisht keta ''lloj turqish'' te UEFA -s...qe ne 97 na degdisen si Ekip Kombetar te luaninim deri ne Grenada te Spanjes ...kur Bosnjen fjala vjen qe ishte ne lufte e siper e lane te luante ne Mostarin ku nuk pushonin fishkellimat e snajperave serbe qe merrnin ne mes te rruges jete te pa fajshme njerezish...

E denuan keta zyrtare te UEFA te stilit, llojit e sojit te hajdutit e te super- korruptuar te cilet do te na denonin aq rende perseri si Ekip Kombetar pas masakres se 14 tetorit te 2014 ne stadiumin e Beogradit ...

E denuan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 16 KORRIK 201916/07/2019 14:38

Zoti është i madh : VONON POR NUK HARRON o SKËNDERBEU i qytetarisë Korçare... Të shpunë buzë greminës ca bazhibozukë injorantë servilë të pafe legena të politikës sonë.Mbeturina të perandorisë turke...

FILANTROPI dt. 16 KORRIK 201916/07/2019 12:41

Ngrihu SKËNDERBEJ nga "varri" dhe shiko çfarë mostrash të perandorisë otomane kanë mbetur në qelizat e shoqërisë shqiptare. Të poshtër, spiunë, ziliqarë, të pafe. Vetëm për të poshtëruar në sallonet e koruptuara Europiane sportive të PLATINISË, BLATERIT etj..Një skuadër e vogël që ngriti flamurin shqiptar në shumë vënde të Europës. Sot e dënuar si askush tjetër. Për ta bërë shëmbëll...Paskemi qënë shtet pa identitet...me pseudo institucjone sportive. Me maskarenj, servila, pushtanikë, interesaxhinj, delenxhinj, legena ....

FILANTROPI dt. 16 KORRIK 201916/07/2019 12:40

Ngrihu SKËNDERBEJ nga "varri" dhe shiko çfarë mostrash të perandorisë otomane kanë mbetur në qelizat e shoqërisë shqiptare. Të poshtër, spiunë, ziliqarë, të pafe. Vetëm për të poshtëruar në sallonet e koruptuara Europiane sportive të PLATINISË, BLATERIT etj..Një skuadër e vogël që ngriti flamurin shqiptar në shumë vënde të Europës. Sot e dënuar si askush tjetër. Për ta bërë shëmbëll...Paskemi qënë shtet pa identitet...me pseudo institucjone sportive. Me maskarenj, servila, pushtanikë, interesaxhinj, delenxhinj, legena ....

Redi.14/07/2019 17:46

Po rri more altin,mos bej komente qe as te q.....dhe as te leshojne,por bjeri drejte,ka faj,apo jo.

Gramoz14/07/2019 15:24

Denimin ja dhane morrat e kuq Baç Fino jevgu, Braçe miushi xhepist, Gaz lopa shoku Tosit te Xhoit dhe sigurisht nuk mund te mungonte vellai Edverit, Olsi Taqi Xibraka. Edhe 1000 vjet futboll te luaje kolera e kuqe me emrin partizon, nuk ka per ti arritur kurre sukseset e Skenderbeut.

altini14/07/2019 12:24

Kjo ndodh kur je i vogel dhe te marrin neper kembe. Denimi i UEFA-s ishte i skajshem, per me teper pa asnje fakt konkret apo asnje pranim te fajit, por vetem me hamendesimi. Sidoqofte, duhet pranuar fakti qe ka shume ndeshje dhe rezultate te dyshimta te Skenderbeut, vecanerisht ne Kampionatin Kombetar. "Ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit".

Alban Tirana13/07/2019 21:55

Mafia e poshtër e Edvin Duka Demi Olsi Rama e plagosën Scanderbegun tonë, por nuk mund ta varrosin, armiqtë shqipofolës shyqyr zotit që janë të pakët. Korça e kulturës dhe e atdhedashurisë është simbol i kombit shqiptarë. E drejta vonon por kur nuk harroet. Rroftë për jetë e motë Skanderbegu i Korçës.

Shto koment

Denonco