Deklaratat e Topallit/ Spahiu i kundërpërgjigjet: Shkodranët dhe demokratët e vërtetë nuk pajtohen me votimet farsë

Deklaratat e Topallit/ Spahiu i kundërpërgjigjet: Shkodranët dhe demokratët e vërtetë nuk pajtohen me votimet farsë

19:33, 13/07/2019
A+ Aa A-

“Një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla”.

Kështu do të shprehej ish kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, pas incidetit në KZAZ-në e Shkodrës para votimeve të 30 qershorit.

Në përgjigjet të Topalli, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, tha se “një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës”.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farsë. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përball madje madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë.

Duke iu rikthyer asaj dite, Spahia thotë se do të donte që policia të kishte pasur një komunikim zyrtar, siç ka pasur nga ana e bashkisë.

“Unë nuk do të doja që policia të kishte ndërhyrë për të marr nën kontroll dhunshëm institucione të bashkisë Shkodër. Unë do të kisha dash që nga ana e policisë të kishte pas një komunikim zyrtar siç ka pasur nga bashkia e Shkodrës. Ka qenë shumë serioze bashkia gjatë atyre ditëve dhe nuk ka pas asnjë përgjigje zyrtare nga policia e shtetit, që vendosi të zbatojë urdhra politikë, në kundërshtim me dekretin e presidentit. Po të kishte pas komunikim normal, ngjarjet nuk do kishin ndodhur”, është shprehur Spahia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/07/2019 23:52

Ku e mësove demokracinë ti o zoje, në shtëpinë e kriminelit komunist Rasim Kuqi?

Shto koment

Denonco