E zgjedhura e Ramës në Këshillin Bashkiak paraqet si kualifikim ‘Shkollën e Partisë’

E zgjedhura e Ramës në Këshillin Bashkiak paraqet si kualifikim ‘Shkollën e Partisë’

17:11, 13/07/2019
A+ Aa A-

Votimet moniste të 30 qershorit nuk zbuluan vetëm hajdutërinë e Ramës dhe Partisë Socialiste për të denigruar një proces që vetë e ngritën, por kanë nxjerr në pah edhe kandidatë qesharakë që kjo parti ka vendosur në Këshillat Bashkiakë.

Lestine Ndoja është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës si edhe ishte anëtare në KZAZ-në e këtij qyteti në votimet e 30 qershorit, e cila bie në kundërshtim me ligjin.

Por kur shikon CV-në e saj nuk ke se si të mos habitesh me ato çfarë shkruan,

Siç shikohet edhe në CV –në e siguruar Lestinë Ndoja  shkruan se ka punuar ekonomiste në biznes privat, por kur tregon kualifikimin, në vend që të përmendej arsimi i lartë, thuhet: “Aktivite shoqërore dhe politike: anëtare e PS”.

Nuk është edhe aq për të çuditur pas ka shumë socialistë si Lestina që mendojnë se kualifikimi i vetëm që u duhet për ti shërbyer shtetit është Shkolla e Partisë në divizën “Në fillim Partia, pastaj Shqipëria’ 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco