Këlliçi në Syri TV: Pr/ligji për rininë, antikushtetues. Edi Rama ka rënë moralisht

Këlliçi në Syri TV: Pr/ligji për rininë, antikushtetues. Edi Rama ka rënë moralisht

16:14, 13/07/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, kreu i FRPD, Belind Këlliçi është shprehur se, 30 qershori është një farsë që e refuzuan 85% e shqiptarëve dhe se kryeministri Edi Rama ka rënë para qytetarëve.

“I vetmi autoritet që ka të drejtë ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Edhe pse 30 qershori u zhdekretua, sërish u vazhdua me farsën. Administrata shtetërore jeton në Tiranë. Edhe pse të detyruar të dalin në votime, sërish Erion Veliaj nuk i ka votat për të qeverisur Tiranën. 85% e shqiptarëve e refuzuan këtë farsë. Edi Rama ka rënë moralisht dhe është provuar çdo akuzë që kemi bërë. Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Gazeta Bild, dosaj 184 dhe 339 treguan se çfarë është bërë edhe më herët me zgjedhjet”, u shpreh Këlliçi.

Sa i përket projekt/ligjit për rininë, kreu i FRPD deklaroi: "Është një ligj antikushtetues dhe që nuk mbron interesat e të rinjve. E vetmja gjë që i ka mbetur Ramës është organizimi i disa organizmave fantazmë që kontrollohen nga ministria e Arsimit e që do ti bëjnë lavde liderit suprem".

"Me votime moniste nuk mund të pretendojmë të hapim negociata", u shpreh Këlliçi sa i përket vendimit në tetor të vendeve anëtare të BE.

Intervista:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco