Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Nëse territori shpopullohet, shteti merr fund'/ Manjani: Të dalë dikush të ndalojë largimin e shqiptarëve

'Nëse territori shpopullohet, shteti merr fund'/ Manjani: Të dalë dikush të ndalojë largimin e shqiptarëve

16:09, 13/07/2019
A+ Aa A-

Teksa mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, e shohin shpëtimin dhe të ardhmen e tre larg Shqipërisë, ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka një apel për klasën politike dhe jo vetëm.

Sipas tij, popullsia dhe territori janë dy elementët klasikë të një shteti. Nëse territori shpopullohet edhe shteti merr fund...

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ore si nuk kam dëgjuar një program, projekt apo thirrje, deklaratë, qoftë edhe një fjali të vetme të artikuluar nga dikush që të ndalojë largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre?!

As për sy e faqe, as për hi syve. Fare! Asnjë fjalë të vetme!

As nga qeveria e as nga opozita.

Kulmi!

Përkundrazi, vetë i yshtin njerëzit të ikin. Për të njëtën punë që bëjnë këtu, ikin në Gjermani. IKIN!

Popullsia dhe territori janë dy elementët klasikë të një shteti. Nëse territori shpopullohet edhe shteti merr fund...

Ruajtja e popullsisë në territorin e saj është detyrë e çdo shtetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco