Votimet moniste/ Në Vaun e Dejës u votua me fletë votimi false

Votimet moniste/ Në Vaun e Dejës u votua me fletë votimi false

14:21, 13/07/2019
A+ Aa A-

Partia Demokrati ka vazhduar me denoncimet e saj në lidhje me votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka denoncuar sot faktin se në Bashkinë e Vaut të Dejës është votuar me fletë votime të falsifikuara.

‘Skandaleve te KQZ i shtohet skandali i Vaut të Dejës, ku është votuar me fletë të falsifikuara votimi’, u shpreh Bardhi.

‘Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 janë skandalet më të mëdha, ku është kapur ne flagrance.

1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.

Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se për Elbasanin kishte më shume vota për kandidatin sesa fletë votimi në kuti.

3. Ka lejuar që ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te falsifikuara dhe që nuk i dihet origjina e tyre.

Ky i treti është një skandal i ri, për të cilin kemi në dorë disa dokumente që e provojnë atë’, tha Gazmend Bardhi.

Image

‘Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj.

Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listen e zeze te SHBA, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhire gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ.

Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit.

Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë’, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco