Shehu: Qeveria greke larg aventurave majtisto-populiste

Shehu: Qeveria greke larg aventurave majtisto-populiste

11:09, 13/07/2019

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu thotë se qeveria e re greke i është bashkuar SHBA dhe Perëndimit duke njohur Guaidon si president të Venezuelës.

Shehu deklaron se ky është një sinjal i fortë për kursin e ri të qeverisë së re që tregon sipas tij se është larg aventurave majtiste-populiste.

Ai shprehet se Shqipëria duhet të përshëndesë këto hapa të rëndësishëm për rajonin, ndërsa pyet nëse qeveria shqiptare e ka uruar qeverinë e re greke.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Greqia i bashkëngjitet SHBA dhe Perëndimit.

Mbrëmë Qevera e Mitsotakis njohu si President të Venezuelës, Z. J. Guaido.

Braktisja e Maduro, që mbështetet nga despotët Lindore dhe njohja e pro Perëndimorit, është një sinjal i fortë për kursin e ri të Qeverisë së re aty, si pjesë e Perëndimit e larg aventurave majtisto- populiste.

Veçanërisht Shqipëria duhet të përshëndesë këto hapa tejet të rëndësishme për të gjithë Rajonin tonë, për stabilitetin dhe të nesërmen europiane të tij.

Fatkeqësisht dëgjoj disa media pro qeveritare në Shqipëri, që akoma vajtojnë ndryshimet politike në atë partner strategjik për ne!!

Po Qeveria jonë a e ka uruar qeverinë e re greke?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco