FOTO/ Edi Rama merr në dorë floririn e Shqipërisë, ja vendimi skandaloz

FOTO/ Edi Rama merr në dorë floririn e Shqipërisë, ja vendimi skandaloz

10:29, 13/07/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar sot një skandal të madh, vendim të marrë nga mazhoranca e Edi Ramës.

Ky i fundit ka marrë në dorën e tij personale të drejtat për të blerë ar.

Është një ndryshim në ligj i mbajtur i fshehtë nga qeveria e Edi Ramës dhe i miratuar në Kuvend.

Denoncimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama

Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!?

Përse????

Edi Rama i ka dhene  vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij, arin e Shqiperise dhe jo qeveria siç ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt. 10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e një pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit, pikerisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise të drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e  tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij.

Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte.

Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere.

Ka disa pyetje te pakapercyeshme,qe duan pergjigje.

1. Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij?

2. Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine,bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here?

3. Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?

4. Ç'qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem.

5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi?

6. Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?

7. Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?

Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera...

Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise.

Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte, ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç'po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

Mund te lexoni vete edhe dokumentet qe hedhin drite mbi kete afere te re te kryeministrit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    I deleguari13/07/2019 11:43

    E akuzuat,e mallkuat,e bojatiset,diskredituat, por do ti qe Rames shendet i behet? Koncensionet,njesoj, PPP me keq, vjedhjet me ligj e paligj nuk cudisin askend! Na tani edhe floririn! Vertet opozita vetem fjalen ka, por edhe me hanger mut kot, do tju plasi stomaku doktor Petriti,e keni kaperxy kapacitetin njerezor ! Do hyni ne Gines se si nuk duhet te jete nje opozite, ndersa Edvin Noriega, do hyje ne Gines,se si mund të tallish bythen me Olandezet “kuptohet...qe duan te na rivendosin vizat”

    Maloku13/07/2019 11:09

    Na merzitet. Ti Vaso konstatues je apo politikan qe merr vendime e vepron. Parti gazetaresh je apo vepron.Nuk kemi nevoje. Vepro ne baze te rregullave demokratike. Perndryshe te quaj gazetar qe shet lajme ose tregtar Çami e Mefreseje e te vjen inat qe tregtari perbri shet mall me dhume se ti.

    Ani13/07/2019 11:02

    Siç edhe duket ky maskara tani qe po i vjen fundi (madje dhe shume i hidur) po pregatitet te veproje si A.Zogu kur Shqiperine e poshtoi Italia fashiste.

    Shto koment

    Denonco