Edhe Dom Gjergj Meta pyet: A po shkon Shqipëria drejt një autokracie?!

Edhe Dom Gjergj Meta pyet: A po shkon Shqipëria drejt një autokracie?!

09:52, 13/07/2019
A+ Aa A-

Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit i është bashkuar së fundmi shqetësimit të opinionit publik dhe intelektualëve të shumtë, se ku po shkon vendi ynë. Dom Meta me këtë rast bën një pyetje retorike në faqen e tij në rrjetet sociale, Twitter: A po shkon Shqipëria drejt një autokracie?!

Kleriku i njohur edhe si i angazhuar për problemet social-politike në vend ka reaguar me rastin e votimeve mono-partiake të 30 qershorit, duke thënë se ai proces është pika më e lartë e një absurdi shoqëror. Sipas tij gjykatat thjesht po e legalizojnë këtë. Gjithashtu ai thotë se presidenti Meta është një zë aktiv, teksa jep mesazhe të forta për tejkalimin e krizës politike.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qershorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”, shkruan Dom Gjergj Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz13/07/2019 15:35

Po vazhdoi keshtu me kete qeveri qelbesirash me ne krye Edver Llumin, druhem shume Dom Gjergji, se mos e dhente Zoti po shkojme drejt riprishjes se objekteve te kultit!

Shto koment

Denonco