Pedagogu: Ndërkombëtarëve u ka humbur busulla, nuk dinë ku të drejtohen

Pedagogu: Ndërkombëtarëve u ka humbur busulla, nuk dinë ku të drejtohen

08:20, 13/07/2019
A+ Aa A-

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se ndërkombëtarët në Shqipëri kanë humbur drejtimin sepse nuk dinë kujt t’i drejtohen për zgjidhjen e krizës.

Rezart Prifti: Edhe ndërkombëtarëve ju ka humbur busulla edhe nuk dinë ku të drejtohen dhe ky është tmerr i madh. Po të flasësh me ambasadorët nëpër biseda të ndryshme do kuptosh që i ka humbur se nuk dinë kujt t'i drejtohen.

Investimi 30 vjeçar i tyre në Shqipëri rezultoi të ishte i dështuar, sepse investuan tek njerëz që ishte projekte relativisht të dështuara. Por them që kanë për të qenë faktorë shumë deçiziv në këtë krizë që është sot.

E bëj përherë këtë thirrje që këta njerëz të mos mbështesin më projekte që janë të instaluara që në fillim janë jashtë kontekstit të zhvillimit shqiptar.

Mua më pëlqen shumë kjo kriza sepse po e shoh që po bie ngrehina mbi veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/07/2019 09:04

Z. Pedagog! Nuk kane me vlere debatet televizive apo demaskimet qe i beni farsave elektorale, korrupsionit, deshtimit total te politikes shqiptare, sinjaleve reale te ardhjes se diktatures se re. Populli ka dy rruge per ta fituar lirine e demokracine: ose perballja me te keqen dhe gjakderdhja fatale ose nderhyrja e fuqishme, urgjente dhe reale e nderkombetareve. Perndryshe do t'i nenshtrohen regjimit diktatorial te Enverit te ri. Prandaj sygjeroj: Mblidhni te gjithe inteligjjencen akademike te pavarur, shkruani nje peticion ndihme apo kerkese, te firmosur nga te gjithe ata qe deshirojne dhe dergojeni menjehere ne te gjitha kancelarite e BE, OSBE, NATO, SHBA dhe qeverive te vendeve te BE dhe NATO. Duhet veprim konkret. Populli po lodhet. Mos humbisni kohen kot me shkrime apo debate neper studiot apo banaqet televezive te oligarkeve, ku edhe vete drejtuesit e debateve jane bere ologarke. Me shpetblimet qe marrin, ata jane duke shetitur per qejfin e tyre neper Brasil, Peru e neper vendet me ekzotike te botes dhe nuk e rruajne k... per cfare po ndodh e pritet te ndodhe ne Shqiperri. Ata vete jane lekista dhe duan perplasje dhe lufte qe ti kene si materiale per emisionet e tyre. Shkrujeni z. Pedagog, pa vonese. Ky do te jete nje sherbim mjaft patriotik per popullin shqiptar dhe atdheun tone.

Shto koment

Denonco