Nga anonimë, të papunë e servilë, deputetët e rinj me zyra luksoze e shoferë në dispozicion

Nga anonimë, të papunë e servilë, deputetët e rinj me zyra luksoze e shoferë në dispozicion

22:59, 12/07/2019
A+ Aa A-

Deputetët e rinj të opozitës parlamentare që u bënë pjesë e parlamentit pas 16 shkurtit të këtij viti kanë ngelur sërish anonimë.

Të rinj të papunë, të moshuar në prag pensioni, servilë të kryetarëve të partive apo edhe drejtues partish pa elektoral ‘vrapuan’ pas thirrjes së KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit.

Pasi ishin përbetuar për rrëzimin e kryeministrit Ramës në zgjedhjet e vitit 2017, pas hyrjes në parlament shumë prej tyre bashkuan votat në çdo ligj apo vendimmarrje të iniciuar në PS. Shumë shpejt, shumë prej tyre harruan betimet e për opozitë ‘të hekurt’ e ‘të vërtetë’ dhe vendosën të pranojnë çdo benefit që i sillte kostumi i deputetit.

Në formularët e dekriminalizimit të dorëzuara në Kuvend shumë prej të rinjve deklaronin se profesioni i deputetit ishte puna e parë që bënin në jetën e tyre, por pavarësisht kësaj ata pranuan të marrin jo vetëm përgjegjësi në jetën parlamentare por edhe kërkuan dhe morën zyra e shoferë në dispozicion.

Seancat parlamentare të ditëve të enjte, shumë prej tyre i kanë shfrytëzuar si mundësi ekspozimi në blicet e aparateve të paparazëve të Kuvendit ndërkohë që nuk mungojnë edhe foto në zyrat, sallat e komisioneve dhe holleve të parlamentit. /Panorama

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tarasi15/07/2019 17:33

    Eshte e vertete qe keta u vune ne lista por... Kameleonet eshte e veshtire te dallohen sepse ata e ndrojne ngjyren sipas ambjentit....fatkeqesia me e madhe eshte se pjesa dermuese e kesaj turme perbehet nga te rinj te cilet si reme lala simbol i degradimit te rinise provinciale pranojne te perdoren ne menyren me te ulet...sa per ilustrim mender deputetin e ballit mender alimadhin e nxoren para ca ditesh nga nje lokal si ata qente rrugaç me te deejte duke e fyer ashtu si e mertonte..

    Deputeti13/07/2019 12:34

    Po k'to janë produkt, alternative the propozim i opozites, dhe jo te qeverise. Nese kanë mungesë integriteti keto se kane humbur per gjashte muaj integriteten dhe vlerat njerezore, keto kane qene te tille edhe kur jane vendosur ne listë. Prandaj stop me denigrimin e tyne, politikanet shqiptar jane te gjithe njelloj, o te korruptuar ose injoratnte, naive dhe pa integritet. Edhe njeher keto janë produkt i opozites the jo i Rames. Rama i ka ma te rrezikshem dhe te pa moralshem ato te listes se tij.

    Shqiptari13/07/2019 09:26

    Ata ndyresira jane plehrat dhe qelbesirat e kombit shqiptar. Te tille maskarenj, fatkeqesisht, kombit tone nuk i kane munguar kurre! Ata qelbesira duhet te peshtyhen dhe duhen bere pis sa here dalin ne rruge. Armiqte me te eger te shqiptareve gjithmone kane qene shqiptare, as serb, as grek, as malazeze, as maqedons, as bullgare, as ruse, as turq, as italiane, as hollandeze, as franceze e as gjermane. Gjithmone kane qene shqiptare te ndyre, te pashpirt, legena, egoiste te korruptuar, plehra me kostume dhe kollare te maskuar me lloj-lloj kamuflazhesh dhe maskash.

    altini12/07/2019 23:42

    Ashtu eshte. Po kush i vuri dhe pse i vuri ne lista keta anonimet? Mos eshte gje faji i anonimeve? Te dale dikush dhe te mbaje pergjegjesi. Basha per PD dhe Vasili per LSI.

    Shto koment

    Denonco