VIDEO/ Shpërthen ‘Kaubojsi’: Denar B#tha, qumështor, parazit i banditit të Ramës.....

VIDEO/ Shpërthen ‘Kaubojsi’: Denar B#tha, qumështor, parazit i banditit të Ramës.....

21:34, 12/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, apo i njohur ndryshe edhe si ish-deputeti ‘Kaubojs’ ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të KQZ-së, Denar Bibaj, pas numërimit të 11 kutive në Lezhs, ku nga rinumërimi doli se në total kishte 4 vota më shumë për Ndocaj.

Përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në facebook, Ndocaj e konsideron KQZ-në një institucion kriminal, që ka 29 vite që tallet me votën e lirë të shqiptarëve.

Ndocaj e cilëson në video, Denar Bibën, “Qumështor dhe parazit të shoqërisë”,

Reagimi i Ndocaj erdhi pasi Biba, i quajti fakira ankimuesit e numërimit të votave për Lezhën.

Ndocaj ka sqaruar më pas për opinionin se kërkesa e tij është e plotë, dhe jo ashtu sic e paraqet KQZ-ja.

Ndocaj me tone të ashpra ka theksuar se ankimimi i tij është bërë për numërim të votave, bazuar në listat e zgjedhësve si dhe një sërë parregullsive të tjera, ku me prova kam depozituar fakte të mjaftueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin12/07/2019 22:32

Ke te drejte vella, por ky eshte realiteti. Sa te kesh E Ramen ne pushtet kjo ka per Te ndodhur, ndoshta edhe me keq...

Shto koment

Denonco