Raporti i DASH/ Bumçi: Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës, nuk ndryshojmë kurs

Raporti i DASH/ Bumçi: Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës, nuk ndryshojmë kurs

21:12, 12/07/2019
A+ Aa A-

Opozita ëshë e vendosur që të vazhdojë aksionin e saj kundër qeverisë Rama.

Kështu është shprehur në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD dhe ish ministri i jashtëm, Aldo Bumçi.

Sipas tij, kryeministri Rama është shkaktari i kësaj krize dhe i si tillë duhet të largohet.

“Absolutisht shkaktari i krizës do të largohet. Ne do të donim të ishte larguar, do kërkojë pak më shumë kohë, por asgjë nuk vjen pa mund dhe durim. Ne do të donim që kriza të zgjidhej për 3 muaj, do kërkojë 5 muaj, 6 muaj. Ne nuk do ndryshojmë nga kursi jonë, njerëzit tregojnë që janë aty”, u shpreh Bumçi.

Bumçi tha se publikimi i dy raporteve të fundit të DASH tregon që ndërkombëtarët po lëvizin drejt opozitës shqiptare.

“Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare. T'ju them zërat pro nesh. Kemi DASH që në dy raporte brenda këtij viti, ka nxjerrë dy raportet më kritike për Shqipërinë. I pari në fillim të vitit në shkurt për trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave dhe ai djeshmi për klimën e biznesit. Dy raporte më kritike nuk ka pasur kurrë. Ne i ndajmë këto raporte”, deklaroi ish ministri i jashtëm Aldo Bumçi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco