Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

A po 'gatuhet' një marrëveshje PD-PS? Spaho i prerë: Pazar me Edi Ramën nuk ka patur dhe nuk do të ketë

A po 'gatuhet' një marrëveshje PD-PS? Spaho i prerë: Pazar me Edi Ramën nuk ka patur dhe nuk do të ketë

17:59, 12/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj “zërave”, të cilët kanë pohuar se partitë PS-PD po përgatiten për një marrëveshje të re politike.

Gjatë një interviste për News 24, Spaho tha se kjo “teori” është publikuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit  Edi Rama.

Sipas tij, PD është e vendosur dhe nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa u larguar Rama nga posti i kryeministrit.

Sipas Spahos, beteja kryesore e selisë blu dhe opozitës në tërësi është krijimi kushteve që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lirë dhe të votojnë pa patur ndikime.

“Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor.

Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS, por jo si kryeministër është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi.

Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë. Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje . Në asnjë rast protesta në Shqipëri nuk ka qenë të dhunshme. Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën. Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90 keni ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme”, është shprehur Spaho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco