‘Autori i greminës ekonomike Rama dhe Rilindja’/ ‘Raporti i DASH, vendi po rrëshqet në humnerë’

‘Autori i greminës ekonomike Rama dhe Rilindja’/ ‘Raporti i DASH, vendi po rrëshqet në humnerë’

16:57, 12/07/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin që e rendit Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkan ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti Përparim Spahiu shprehet se raporti tregoi se krimi po rrezikon Shqipërinë.

‘Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qenieve njerëzore. Alarmi që vjen nga DASH është paralajmërim I greminës ekonomike që po rrëshqet vendi. Autori i kësaj gremine është Edi Rama dhe Rilindja.

Ndërsa nga ana tjetër n/kryetari i LSI Petrit Vasili në lidhje me situatën e rënduar ekonomike e ka drejtuar gishtin tek PPP-të.

‘Koncesionet siç I njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit. Pikësynimi është pikërisht, një politikë antikombëtare për të zbrazur Shqipërinë dhe për tua bërë të pamundur jetën qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se zgjidhja e vetme për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni është mbajta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco