Përfundon rinumërimi në Lezhë, Zguri: Më shumë vota se numri i zgjedhësve Zv.kryetari Denar Bibaj majtas dhe Kryetari i KQZ, Klement Zguri, djathtas

Përfundon rinumërimi në Lezhë, Zguri: Më shumë vota se numri i zgjedhësve

12:50, 12/07/2019
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e 11 kutive të votimit në Qarkun e Lezhës pas ankimit të bërë nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, sipas së cilës në 30 Qershor kandidatit Eduart Ndocaj i janë vjedhur votat nga komisionerët socialistë.

Nga numërimi rezulton se ka patur 4 vota më shumë për Pjerin Ndreun dhe në total 4 vota më pak për Eduart Ndocajn. “Janë gjetur më shumë vota në kuti se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Kjo një shkelje e rëndë”,- u shpreh kreu i KQZ Klement Zguri.

Ndërsa anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj tha se “Nga shqyrtimi administrativ (rinumërimi) rezultoi se nuk ka asgjë të pavlefshme në këtë zone zgjedhore”, njoftoi Opinion.al.

Zguri tha më tej se ai kishte kërkuar që pretendimi i ngritur të kontrollohej me listat e zgjedhësve. “Por mesa duket”, shtoi ai, “listat e zgjedhësve qenkan mollë e ndaluar në këto zgjedhje. Subjektet zgjedhore të drejtën ankimore më shumë e kan ushtruar nëpërmjet një hileje se në sa në formë sinqeriteti”.

Përfaqësuesit ligjor të PKKA argumentuan se në të paktën 11 qendra votimi ka një mospërputhje mes numrit të fletëve të votimit krahasuar me pjesëmarrjen e zgjedhësve.

Ndërkohë te enjten KQZ rrëzoi një pjesë të ankimeve të bëra nga Bindja Demokratike për hapjen e kutive të votimit dhe shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve në 41 bashki ku kandidoi me përfaqësuesit e saj, me argumentin se mungonin prova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari12/07/2019 16:04

Ore shqiptare! Po ky kryetari i KQV (Komisioni Qendror i Vjedhjeve) Zguri, perse nuk e jep doreheqjen, kur nuk paska te drejte as te shikoje proces verbalin e kutise se votimit, as dokumentacionin zgjedhor!!!!!! Apo rri thjesht per te marre rrogen se nuk ka ku te punoje??!!!! A ka injorim me te madh ndaj Zgurit!!!! Nuk e pjerdh askush!!!! Ka mundesi qe ky gjate punes te dhjese ne pantallona, sepse edhe per te shkuar ne hale, e hedh ne vote Denar Biba dhe me shumice votash 4 pro dhe 1 kundra, Zguri nuk duhet te shkoje ne hale por duhet te dhjese ne pantallona. O te dhjefsha KQZ me gjithe kryetar!!!! A ka burreri ky Zguri qe te japi doreheqjen??? Doreheqja e tij do te mbyllte gjithcka per vjedhjen e votave edhe kur nuk ka konkurente.

Gramoz12/07/2019 14:44

Si perfundim kapterri ordiner qe kercenon me buken e gojes punonjesit e administrates Pjerdhini i ridhjerjes siçiliste fitoi bashkine e Lezhes! Gjithmone ne rast se e lejojne lezhianet nje bandit si kapterr Pjerdhini!

Shto koment

Denonco