Nuk dekreton Gjinushin, gazetari: Një refuzim dinjitoz i Presidentit Ilir Meta

Nuk dekreton Gjinushin, gazetari: Një refuzim dinjitoz i Presidentit Ilir Meta

12:11, 12/07/2019
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me një postim në faqen e  tij në rrjetet sociale pas refuzimit nga ana e presidentit të Republikës të dekretimit të Skender Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

“Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë”, shkruan Kikia.

Ja postimi i plotë:

Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.

Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elbasanasi12/07/2019 15:42

Bravo zoti Kikia, fjale me vrnd qarte e sakte!

Gramoz12/07/2019 15:01

Nje bravo te madhe Z. President! Sasha qenushi kryebanditi dhe kryeskafisti i 97, nje turp i padegjuar per Akademine e Shkencave! Te lumte Z. Meta qe i tregove vendin nje llumi dhe jashtqitjeje si ky monster dhe fosile e komunizmit!

Alfons Malo12/07/2019 12:35

Bravo ! Gjinushi nuk eshte per asgje te mbaj mend per sa ka perfituar ece e jaket e tij dhe te rrije ne shtepi.Ka mbi 12 vjet qe nuk eshte pare ne asnje vend dhe del si kermilli pas shiut e behet "kryetar" akademie Turp per ata pleq qe votuan

Shto koment

Denonco