Shqipëria, si vendi më i korruptuar në Ballkan e Europë, të zezat më të fundit të Edvin Kristaq Mafisë

Shqipëria, si vendi më i korruptuar në Ballkan e Europë, të zezat më të fundit të Edvin Kristaq Mafisë

11:18, 12/07/2019
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit nga mediat të një anketimi nga Baromenti i Ballkanit, sipas të cilit shqiptarët paguanjnë tarifa korrupsioni tre herë më shumë se vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria shpallet delja e zezë e korrupsionit, - shkruan Berisha në Fb, - vendi më i korruptuar në Ballkan dhe në Europë! Korrupsioni në Shqipëri,  320% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit Korrupsioni në Shqipëri u rrit me 30% krahasuar me një vit më parë. Këto janë rekordet e zeza më të fundit të Edvin Kristaq Mafisë. Këtu më poshtë keni permbledhjen e studimit të Barometrit të Ballkanit për Korrupsionin”,vijon Berisha shënimin e tij.

Shqiptarët, tre herë më shumë pagesa korruptive se rajoni

?Edhe për vitin 2018 shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike me shumë se vendet e tjera të Rajonit. Barometri i Ballkanit gjeti se 13 % e familjeve shqiptare kishin paguar tarifa korrupsioni për marrë një shërbim publik i cili ofrohet falas. Kjo përqindje ishte shumë më e lartë se vendet e tjera.

Pas Shqipërisë Kosova renditet e dyta për pagesat korruptive, pasi 8 për qind e familjeve e kanë pohuar këtë fakt, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë më të kufizuar fenomenin e pasi vetëm 4 për qind e familjeve kanë paguar për shërbimet publike.

Sipas të dhënave më të fundit korrupsioni mbetet mjaft i përhapur në Shqipëri edhe pse qeveria ka angazhuar portale të hapura online për të denoncuar rastet.

Anketa tregoi përkeqësim në krahasim me vitin 2017, ku 10 për qind e qytetarëve pohuan se kishin paguar korrupsion.

Korrupsioni shënoi përkeqësim gjatë vitit të kaluar edhe sipas indeksit të Transparency International, organizata udhëheqëse e shoqërisë civile që lufton korrupsionin në mbarë botën.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit vendet në një shkallë nga 0 deri 100, ku vendet me pikët më të ulëta janë ato me nivel më të lartë të korrupsionit të perceptuar.

    Që nga viti që Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi, vihet re përgjithësisht një trend rritës i performancës së saj në këtë aspekt. Megjithatë, për dy vitet e fundit rezulton një përkeqësim i situatës, bazuar në uljen e pikëve.

    Shqipëria ka rezultuar me 36 pikë, duke u renditur në vendin e 99-të dhe me dy pikë më pak se vitin e mëparshëm.
    Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin me pikët më të ulëta të CPI-së, duke rezultuar si vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

    Vendi më pak i korruptuar pas Shqipërisë në rajon rezulton Maqedonia dhe Kosovës me 37 pikë secila. Vendi me performancën më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor rezulton Mali i Zi me 45 pikë, duke u renditur në vendin e 67-të./MONITOR ( marre nga Syri.net).

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Maloku12/07/2019 11:41

    O Sale, ke gjashte vjet qe perpiqesh ti mbushesh nendjen shqiptarit. Populli 85% komunist dhe parazit shqiptar nuk te degjon. Mafi eshte populli jo qeveria. Fukarai = populli eshte komunist, djall, mut, i lodhur; legen, tosk. Nuk ndryshon. Populli shqiptar eshte jo i gjithi hopokrit nena e te gjitha te keqijave. Nuk regullohet. E kane provuar burra ne te mire.

    Shto koment

    Denonco