Bllofi, pse KQZ vendosi të kontrollojë 11 qendra votimi në Lezhë

Bllofi, pse KQZ vendosi të kontrollojë 11 qendra votimi në Lezhë

07:13, 12/07/2019

Nga Ivi Kaso.

Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që të premten, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime.

Qëllimi, jo fort i fshehur është që t'i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin.

Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t'u hedhur hi syve njerëzve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai12/07/2019 11:17

Nuk mund të ketë ndonjë naiv që të besojë që këto votime që u zvilluan vetëm me kandidatë socialistë apo derivate të tyre, pa snjë komisioner të opoziës në qendrat e votimit e në qendrat e numërimit, e me një KQZ me katër përfaqësues të PS e vetëm një të PD, të mos jenë bërë manipulime në rritjen e numurit të votuesve që i interesonte Ramës. Edhe duke pasur komisionerë e vëzhgues të opozitës në Dibër e në zgjdhjet kombëtare të 2017, dhe u pa që manipulimet me votat ishin bërë para votimeve me angazhimin e bandave kriminale.

Shto koment

Denonco