Zbulohet marifeti i Ramës/ Ja si KQZ do hapë disa kuti për të fshehur manipulimin e votimeve

Zbulohet marifeti i Ramës/ Ja si KQZ do hapë disa kuti për të fshehur manipulimin e votimeve

21:55, 11/07/2019

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso ka zbuluar farsën e KQZ për të fshehur manipulimin e 30 qershorit. Një një komunikim publik, Kaso shkruan se në shembullin e marifetit që u përdor në rastin e Idajet Beqirit në Kolegjin Zgjedhor, KQZ ka vendosur që “nesër të  në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime.”

“Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t'i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t'u hedhur hi syve njerëzve!”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco