Nikos Dendias, ministri i jashtëm i Greqisë me origjinë nga Himara e që i thoshte Ramës 'çerek grek'

Nikos Dendias, ministri i jashtëm i Greqisë me origjinë nga Himara e që i thoshte Ramës 'çerek grek'

20:38, 11/07/2019

Nikos Dendias, një grek me origjinë nga Himara, do të jetë ministri i jashtëm në qeverinë e re të Kyriakos Mitsotakis.

Por si janë marrëdhëniet e tij me Shqipërinë?

60-vjeçari me profesion avokat, që ka lindur në ishullin e Korfuzit, ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai eshte shprehur se të parët të tij ishin nga Himara, shkruan gazeta Dita.

Një vit më parë kur Dendias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Alexis Tsipras, kritikoi në distancë edhe kryeministrin Edi Rama.

“Më bën pershtypje të jashtezakonshme që kryeministri Rama nuk ka qëndrime pro greke. Më bën pershtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz”, thoshte ai teksa partia e tij ishte në opozitë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco