Skandali/ Studentët votojnë përfaqësuesen e tyre, ministrja Shahini emëron kandidatin humbës

Skandali/ Studentët votojnë përfaqësuesen e tyre, ministrja Shahini emëron kandidatin humbës

19:01, 11/07/2019

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, ka denoncuar një tjetër rast të votimeve farsë që mund ti bëjë vetëm Rilindja e Edi Ramës, që pasi manipuloi votimet farsë që krijoi vetë, tani manipulon edhe votimet në universitete.

Në Universitetin e Korçës tjetër kanë votuar si përfaqësues të tyre studentët për në Bordin e Administrimit të Universitetit dhe tjetër emëron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

‘Zgjedhjet farsë edhe për Bordet e Universiteteve

Tallja e rëndë e Ministres Shahini me Studentët!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre... tjetër emëron Ministrja Shahini...

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë votash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi ç’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!’, denoncon Vokshi

ImageImage

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/07/2019 19:28

Mire ua bejne po nuk u ngritet ne revolte! Qeveria jo vetem po emeron hajdutet e vet ne bordet e universiteteve, por paturpesisht po shkel ligjin duke bere NUL rezultatin zyrtar te votimit te studenteve. Cfare prisni o studente? Urgjentisht, te pakten ligjerisht, ngrini padi prane prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce, per kete maskarade te ministres sllavo-serbe te Tiranes! Bejeni sot! Neser do te jete teper vone!

Miri Kola11/07/2019 19:13

Pershendetje, Sot bera nje pagese per master shkencor ne UT, dhe nuk eshte pergjysmuar,per ne me rezultate te larta, por pagova gjysmen e gjysmes qe me kishte mbetur. Pra me ishte ulur vetem nje e katerta.

Pershendetje11/07/2019 19:09

Pse nuk prenoncohi per maskaraden qe po bejne te fakulteti i drejtesise me emerimin e 27 petagogeve qe nuk kane asnje cv thjeshte se jane rilindas !

Shto koment

Denonco