'Mos bëj avokaten e Ramës'/ Maliqi shpërthen ndaj Eni Vasilit dhe braktis emisionin

'Mos bëj avokaten e Ramës'/ Maliqi shpërthen ndaj Eni Vasilit dhe braktis emisionin

23:00, 10/07/2019

Debate të ashpra në emisionin “Open” mes deputetit Lefter Maliqi, zv/ministrit të mbrojtjes Petro Koçi dhe moderatores Eni Vasili.

Maliqi i drejtua Vasilit duke i thënë të mos bëjë avokaten e Edi Ramës dhe të mos flasë për drejtësinë se nuk merr vesh.

“Ti je drejtuese emisioni mos ndërhy kot, mos bëj avokaten e Ramës se ai dështoi, po i bien çitjanet, ty të shpërbleu se të votoi Parlamenti Rilindas me 100 vota, drejto emisionin mos më provoko mua dhe mos ndërhy tek të tjerët duke fol për drejtësinë e gjykatën kushtetuese se smerr vesh, boll bërë avokaten e Kryeministrit dështak”, u shpreh Maliqi, i cili më pas në shenjë proteste braktisi emisionin.

Maliqi pati më herët debat edhe me zv/ministrin socialist Petro Koçi, të cilit i kujtoi se është sot në qeveri vetëm falë koalicionit me LSI në 2013.

“Qepe ti dhe hiqi ato syze. Ti je në qeveri vetem falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013”, tha Lefter Maliqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli11/07/2019 13:50

Z.Maliqi bravo je kampion plako super realist dhe i drejtperdrejte me te gjithe

dielli11/07/2019 08:33

Lefter në je Burrë dorëzo mandatin ,të kemi dëgjuar me zë e me figurë që betohesh se zgjedhje me 30 qershor nuk ka .dhe mos na dil më në televizione ,se je me qesharaku.

Balo Bna11/07/2019 07:04

Ndyresira e kuqe... E shiti surratin e saj me llak dhe bythën me silikon ,me nje rroge... Plaka e shpifur...

Shto koment

Denonco