Komision hetimor për shkarkimin e presidentit/ Vasili: Një kalbësirë kriminale me zero vlerë

Komision hetimor për shkarkimin e presidentit/ Vasili: Një kalbësirë kriminale me zero vlerë

18:58, 10/07/2019
A+ Aa A-

Komisioni Hetimor parlamentar pë shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta është një kalbësirë kriminale me zero vlerë.

I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas këtij të fundit, dekretet e Presidentitm, nga edhe niset mazhoranca në kërkesën e saj për shkarkim, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

"Komision hetimor per Presidentin, nje kalbesire kriminale me zero vlerë.

Komision hetimor eshte i vdekur eshte nje kalbesire kriminale sepse juridikisht është zero dhe moralisht është më pak se zero.

Juridikisht zero sepse mblidhen të diskutojnë ndërkohë që janë në një paligjshmëri të plotë.

Dekretet e Presidentit janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Momenti në të cilin Presidenti Ilir Meta veproi me dekretin e tij është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e evitimit të konfliktit kritik civil, të qetësimit të situatës dhe krijimit të hapësirës për dialog.

Por si veprim juridik ishte dhe mbetet thjesht një precedent si gjithë të tjerët me pare.

Një precedent që e ka aplikuar ne menyre korrekte Presidentet Nishani dhe Moisiu në funksion të situatës.

Pra s’ka asnjë ngjarje juridike, dhe juridikisht nuk ekziston asgje.

Komisioni Hetimor është zero. 
Materia juridike me dispozicion te tij është më pak se zero, sepse cdo te bejne do të hetojnë të gjitha precedentët e shtyrjes së zgjedhjeve?

Apo shtyrjet e zgjedhjeve që i interesojnë Edi Ramës janë të ligjshme ndersa te tjerat jo!?

Presidenti Bujar Nishani me shumë të drejtë ka shtyrë zgjedhjet e vitit 2017,edhe ato të përgjithshmet edhe ato lokale. Lokalet u shtynë me një muaj e gjysmë në Kavajë, nga 7 maji më 25 qershor 2017. Ndërkohë zgjedhjet e përgjithshme nga 18 qershori më 25 qershor 2017.

Po kur u shtynë zgjedhjet në vitin 2007 kur ishte vete Edi Rama kandidat për Bashkinë e Tiranës, apo ato ishin te ligjshme se i interesonte atij?

Materia juridike e komisionit pra nuk ekziston,eshte zero.

Moralisht eshte me pak se zero.

95% e shqiptarëve jane kundër ketij komisioni, sepse ata, që drejtojnë kete komision jane nen akuze se kanë vjedhur vota duke u bere njesh me krimin, kanë manipuluar pushtetin per vota, u kanë bërë kërcënime njerëzve dhe falë Bild-it dhe Zëri të Amerikës u njoh boterisht dhe hapur krimi zgjedhor i tyre dhe cdo shqiptar i degjoi me veshet e tij se cfare jane keta.

A kanë moral të flasin për paligjshmëri keta bandite?

Ata janë fshehur pas potureve te një prokuroreje të përgjithshme të kapur dhe nuk vihen para drejtësisë,por edhe kjo është thjesht një çështje kohe,te cilen do ta zgjidhe presioni popullor që do të jetë i pandalshëm dhe qe nuk do te fale.

Pra me pak fjalë nuk ka ndodhur asgjë në Parlament me kete komision hetimor,vetëm banditizmi politiko-elektoral ne veprim,po thellon fajin e rende qe peshon tashme fort mbi te".

Parlamenti miratoi në mbrëmjen e të hënës ngritjen e një komisioni të posa?ëm për të hetuar rreth karakterit anti-kushtetues të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019, më 30 qershor.

Anëtarët e këtij komisioni do të përgatisin brenda 3 muajve një raport për argumentuar shkarkimin e Metës pas dekretit që anuloi zhvillimin e Lokaleve 2019 më 30 qershor.

Nga ana e tij Presidenti Meta përsëriti të hënën në Parlament, se Zgjedhjet Lokale, që u zhvilluan më 30 qershor, janë anti kushtetuese dhe të paligjshme pasi në ato nuk mori pjesë opozita. Ai këmbënguli, se dekreti i tij për zhvillimin e tyre më 13 tetor të këtij viti është i ligjshëm dhe mbetet në fuqi.

"Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë  kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës", theksoi Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco