Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Rama po mbështet ndarjen e Kosovës, PD: Projekt ogurzi, thirrje SHBA e BE të mos e lejojnë

Rama po mbështet ndarjen e Kosovës, PD: Projekt ogurzi, thirrje SHBA e BE të mos e lejojnë

11:47, 10/07/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike i bëri thirrje sot shqiptarëve dhe SHBA e BE që të mos lejojnë zbatimin e projektit ogurzi të ndarjes së Kosovës, që mbështete nga Edi Rama, pasi ai është  anti-europian e anti-NATO, kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

Në një deklaratë nga Partia Demokratike, ish-deputeti Aldo Bumçi tha: 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqesë Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mosdistancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco