Demalia: Nuk bëhet reforma me Ulsi Manjën që u ka vjedhur votat shqiptarëve

Demalia: Nuk bëhet reforma me Ulsi Manjën që u ka vjedhur votat shqiptarëve

23:47, 09/07/2019
A+ Aa A-

Analisti Ilir Demalia nga studio e Ora News, tha se reforma në drejtësi ka rezultuar një dështim për Shqipërinë dhe kjo është pranuar nën zë edhe nga vetë ndërkombëtarët.

Sipas Demalias, nuk mund të pretendosh të ngresh pallatin e drejtësisë me prokurorë dhe gjyqtarë, ku 95% e tyre janë të korruptuar rëndë dhe 5% e tyre të korruptuar lehtë.

Demalia shkon dhe më tej në analizën e tij kur thotë se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur me Ulsi Manjan që ka vjedhur votat.

“Rama nuk duhet ta shfrytëzojë përkrahjen amerikane për të ngritur drejtësinë në Shqipëri, vetë ndërkombëtarët e kanë pranuar se reforma në drejtësi është e dështuar.

Pallati i drejtësisë do të ngrihet me gjykatës dhe prokurorë shqiptarë të cilët 95% janë të korruptuar rëndë dhe një 5% i korruptuar lehtë. A mund të ngrihet një sistem drejtësie me këta njerëz?

Me Ulsi Manjën do të ngrihet sistemi i drejtësisë? Ulsi Manja që u ka vjedhur votën shqiptarëve, hajduti i votës do të ngrejë sistemin e drejtësisë! E kuptoni në çfarë absurdi jemi?! A duhen përkrahur këta njerëz nga ndërkombëtarët?”, tha Demalia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/07/2019 10:25

Edhe ata mender nderkombetare qe vijne ketu ne Shqiperi dhe "monitorojne" apo "auditojne" rama-reformem apo ulsi-reformen, nga dritaret e dhomave te hoteleve te dehur e te joshur me femra dhe para, jane me te ndyre se Rama dhe Ulsiu bashke. Vetem ne shqiptaret i dime hallet tona, ne e dime ku eshte e keqja dhe jo burokratet nderkombetare qe vijne ketu paguhen nga taksapaguesit e vendeve nga vijne, marrin djeta e ryshfete te majme nga pushtetaret tane dhe bejne raporte joreale, ashtu si i do Rama dhe Ulsiu. Keta mender nderkombetare e moren ne qafe kete vend. Duhet te ngrihet vete populli, te djathte, te qendres e te majte, qe te marre vete ne dore fatet e tij, per mireqenien e tij. Por ky nuk eshte rasti i popullit te korruptuar dhe pa dinjitet shqiptar, i ketij populli qe shet tek kriminelet te vetmin pushtet qe ka: VOTEN

Shto koment

Denonco