Kryemadhi: Jemi të gatshëm t'u japim shqiptarëve ndryshimin e duhur

Kryemadhi: Jemi të gatshëm t'u japim shqiptarëve ndryshimin e duhur

19:47, 09/07/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës së madhe të opozitës që u mbajt mbrëmjen e djeshme, shkruan se shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit.

Ndërsa shkruan më tej se: ‘Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

'Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!'

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco