Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

‘Nuk rrëzohet me protesta paqësore’/ Lubonja: Rama po instalon diktaturën me ndihmën e ndërkombëtarëve

‘Nuk rrëzohet me protesta paqësore’/ Lubonja: Rama po instalon diktaturën me ndihmën e ndërkombëtarëve

18:32, 09/07/2019
A+ Aa A-

Analisti Lubonja duke folur për “News 24”  duke folur për “përplasjen” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës tha se Rama ka më tepër përgjegjësi, duke thënë se kryeministri është i njohur për personalizim të institucioneve.

‘Përgjegjësinë më të madhe e ka Rama, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Meta ka faje, që përkrahu reformën në drejtësi, edhe pse e dinte se drejtësia nuk mund të vihet këtu. Rama njihet si njeri që del mbi institucionet. Historia duhet të mbarojë me institucione të pavarura mbi këta. Përndryshe është Edi Rama që do të instalojë diktaturën e tij. Rama kërkon të vendosë diktaturën, me anë të mbështetjes për fat të keq të disa ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.

Për Lubonjën, regjimi i Ramës nuk pyet dhe as rrëzohet nga protesta thjesht paqësore.

“Kemi një opozitë, e cila protestoi në mënyrë paqësore. Mendoj se ky regjim nuk thyhet e nuk rrëzohet pa dhunë. Mendoj se Basha dha një deklaratë të fortë, duke thënë se shqiptarët duhet ta marrin situatën në dorë”, tha ai.

Sipas tij, opozita duhet që të artikulojë për ndryshime në Shqipëri, por edhe të sjellë një sistem të ri politik në vend.

“Basha thotë se jemi në fund të protestave, para se të rrëzohet Rama. Mendoj se është formë për të mbajtur gjallë protestat. Mirëpo njerëzit duhet të mbahen të karikuar duke sjellë ndryshim. Mendoj se duhet rrëzuar sistemi grabitqar, ku hyn edhe konflikti, gjuha e urrejtjes, që i ka bërë njerëzit të lënë Shqipërinë”, deklaroi Lubonja.

Analisti Lubonja shtoi se mosikja nga zyra e kryebashkiakëve të djathtë është një rezistencë që nëse bëhet paqësore, mbetet për t’u përshëndetur.

“Jam kundër letrës së Voltana Ademit. Shqipëria ka shumëçka nga 1913. Fakti që ne kërkojmë që vijnë ndërkombëtarët që të na qeverisin dhe paqtojnë, tregon se pak hapa kemi bërë. Sot Shqipëria duhet të ishte vend ku mbizotëron ligji e jo personat. Dikush mendon se duhen protesta e disa jo, por duhet Gjykata Kushtetuese që të marrë vendime. Rezistenca e kryebashkiakëve të djathtë duhet mbështetur, shpresoj të jetë paqësore”, u shpreh ai.

Fatos Lubonja vlerësoi se politikanët në Shqipëri mendojnë si të vjedhin popullin.

“Ndodhi në Greqi që Tsipras kishte mbështetje të ulët dhe shkoi në zgjedhje të parakohshme që të shohë sa popullaritet ka. Në Shqipëri nuk ndodh kështu, por punohet si të manipulohet populli. Zgjidhja ideale do ishte që njerëz të prokurorisë të thoshin se nuk duam t’ia dimë as për Edi Ramën, as për Ilir Metën për askënd. Mjaftojnë përgjimet në Dibër që Rama të ikte nga pushteti, por problemi është se këta thonë edhe ata njësoj janë. Sistemet zgjedhore janë letra pa vlerë. Duhet vullneti i dy palëve që të arrihet krijimi i Gjykatës Kushtetuese”, përmbylli Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco