Kryemadhi: Protestat e Opozitës jo momentale, por për të reformuar sistemin

Kryemadhi: Protestat e Opozitës jo momentale, por për të reformuar sistemin

20:58, 08/07/2019
A+ Aa A-

Nga Selia e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi është nisur drejt protestës së madhe që opozita po mban në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në fjalën e saj për mediat, e ndjekur nga shumë simpatizantë, Kryemadhi tha se kjo nuk është protestë e momentit thjesht për të rrëzuar, por ka një qëllim më madhor për të reformuar sistemin politik në Shqipëri.

Kryemadhi gjithashtu komentoi edhe 101 votat në parlament sot për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Metave, duke u shprehur se njerëzit në protestë thërrasin për punë, për më shumë të drejta, dhe jo për karriget e politikanëve.

Kryemadhi ka prekur edhe procesin e Reformës në Drejtësi si edhe Gjykatën e Strasburgut që do të rrëzojë shumë nga nga vendimet e Vettingut, që duket se janë vendime të Ramës për të larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i përkasin krahut të tij.

“Protestat nuk do të mbarojnë deri sa të mbyllet kjo vuajtje e jashtëzakonshme. Problemi nuk është te metodat, vjen te mënyra në të cilën është organizuar struktura kriminale e Ramës. Me procesin farsë mori goditjen ballore, dhe ndërkohë kemi një varfëri të jashtëzakonshme, një largim në masë të të rinjve. Janë protesta të shqiptarëve, protestat janë për të zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Nuk ka bërë vaki që ky reagim qytetar i Shqipërisë, këtë reagim kaq të madh Shqipëria e ka patur vetëm në vitet ’90 kur u ngritën kundër regjimit.

“Është një parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, të gjithë thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, BE, me këtë qeveri Shqipëria nuk do jetë kurrë në BE, Rama po e con vendin drejt një izolimi total. Kapja e reformës në drejtësi, e ekonomisë shqiptare për ta kthyer në lavatrice të parave te pista e drogës, dhe këtë se thotë opozita por ndërkombëtarët.” Vijoi më tej Kryemadhi. Sa i takon protestës së sotme Kryemadhi u shpreh se ajo do të jetë paqësore,ashtu si të gjitha protestat e opozitës, ndërsa theksoi se , cdo provokim i Lleshajt me shokë, kanë dështuar.' tha Kryemadhi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco