Nis PETICIONI online/ Shqiptarët kërkojnë ndihmën e Donald Trump

Nis PETICIONI online/ Shqiptarët kërkojnë ndihmën e Donald Trump

19:18, 08/07/2019
A+ Aa A-

Pas protestës së djeshme para Shtëpisë së Bardhë, e para anti-Soros, Komuniteti Shqiptar në SHBA ndërmerr nismën e rradhës.

Përmes një peticioni online ata i kërkojnë qeverisë amerikane të ndihmojë Shqipërinë të dalë nga kriza e thellë që ka rënë, nga kërcënimi që po i bëhet demokracisë dhe ta shpëtojë, nga ajo që ata e quajnë, autokraci korruptive.

"Komunitetet shqiptare në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të cilat përfaqësojnë vlerat patriotike të vendit tonë të madh, janë përgjithmonë mirënjohës ndaj Amerikës. Ne jemi veçanërisht mirënjohës për mundësitë që Amerika i ofron të gjitha grupeve të emigrantëve, për të jetuar dhe për të rritur familjet tona me dinjitet, për të punuar dhe për të kontribuar aktivisht në shoqërinë tonë të lirë dhe më e rëndësishmja të jemi shumë krenarë ta quajmë qytetarë amerikanë", thuhet në përshkrimin e peticionit.

Më tej shtohet se, "Me gjithë përparimin e përgjithshëm që është bërë, shqiptarët e SHBA kanë vërejtur disa vështirësi serioze në procesin e demokratizimit të Shqipërisë, atdheut për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Vendi që në fillim të viteve '90 u shpërbë nga një prej regjimeve më brutale komuniste në të gjithë Europën Lindore, është tani në prag të një autokracie të korruptuar, ku shkelen parimet kushtetuese, mohohen të drejtat e opozitës, të drejtat e votimit janë shkelur në mënyrë të paligjshme, sistemi gjyqësor nuk funksionon, ekonomia po ngadalësohet dhe dominon plotësisht dhe kontrollohet nga oligarkët shqiptarë, papunësia po rritet si kurrë më parë dhe shqiptarët më të mirë dhe më të arsimuar po largohen nga vendi në disa numra të frikshëm".

Per te votuar ne peticionin online, KLIKONI KETU

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco