Kamza, ndalesa e rradhës e Bashës/ Kreu i opozitës fton qytetarët në protestën e nesërme

Kamza, ndalesa e rradhës e Bashës/ Kreu i opozitës fton qytetarët në protestën e nesërme

20:59, 07/07/2019
A+ Aa A-

24 orë para nisjes së protestës së 10-të kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë.

I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, per largimin e Edi Rames dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e te ndershme.

Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavaje dhe Elbasan dhe sonte në Kamëz e Vorë, kreu i opozites synon të përcjellë ftesën për protestë, tek sa më shumë qytetarë që refuzuan në 30 Qershor regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Kujtojmë se, protesta e 10-të kombëtare e Opozitës së Bashkuar mbahet nesër, ora 20:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco