Nuk ka ditë pushimi, qytetarët rrethojnë që sot zyrën e Edi Ramës!

Nuk ka ditë pushimi, qytetarët rrethojnë që sot zyrën e Edi Ramës!

12:43, 06/07/2019
A+ Aa A-

Duket se nuk është pritur e hëna nga qytetarë të shumtë dhe shoqëria civile, për të protestuar kundër qevrisë së Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama. Mëngjesin e sotëm edhe pse është ditë pushimi, dhjetëra protestues me pankarta të shumta në duar janë pozicionuar përpara zyrës së Edi Ramës, duke kërkuar ndaljen e masakrës korruptive të qeverisë nëpërmjet ndërtimit të hidocentraleve në lumenjtë e vendit.

Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta, ku bëhej thirrje kundër hec-eve, madje në disa prej tyre ndërtimi i këtyre veprave konsiderohej jo vetëm si korruptim, por edhe si gjenocid.

Protestuesit deklaruan se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.

Nga ana tjetër ditën e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha, shpërndau një video-mesazh tjetër, duke ftuar të gjithë shqiptarët pa dallim partiak që të protestojnë ditën e hënë kundër klikës kriminale dhe korruptive të Rilindjes në pushtet.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari06/07/2019 14:25

    Te nderuar gazetare, analiste, opinioniste, ambjentaliste dhe ekologjiste! Mos u zgjasni shume me artikuj, analiza, opinione dhe protesta per te gjetur zgjidhje per situaten katastrofike totale social-politike ku gjendet sot Shqiperia! Ka vetem nje zgjidhje te vetme dhe vetem nje: TE SHPORRET QELBESIRA RAMA! SA ME PARE, AQ ME MIRE PER TE GJITHE KOMBIN SHQIPTAR KUDO KU JETON! Te gjitha te tjerat rregullohen!

    Shto koment

    Denonco