Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Kërkoi hetim për '30 Qershorin', kërcënohet me jetë Kryetari i KQZ-së dhe familja e tij

Kërkoi hetim për '30 Qershorin', kërcënohet me jetë Kryetari i KQZ-së dhe familja e tij

12:56, 05/07/2019
A+ Aa A-

Kërcënohet me jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij.

Pas mbledhjes ku anëtarët e KQZ-së u përplasën dje ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, rreth 30 minuta pas mbledhjes ka marrë kërcënime me jetë për të dhe familjen e tij.

Burime mediatike bëjnë të ditur se “kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Mësohet se drejtuesit e lartë të Gardës dhe Policisë kanë shkuar sot në Institucionin Qendror të Zgjedhjeve, ku aktualisht mbahet në ruajtje kreu i KQZ-së.

Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste.

Ndërkohë në njoftimin e fundit që vjen nga KQZ gazetarët thonë se kaë shkuar tek zyrat e Zgurit dhe kanë vënë re një prezencë të shtuar të rojeve të sigurisë që kanë marrë në mbrojtje kreun e KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxl05/07/2019 14:46

Ndoshta ka mbetur vetëm një rrugë për shqiptarët, ajo më e padëshiruara, por që bën punë me këtë regjim palaço-mafiozësh.

Gramoz05/07/2019 14:45

Shoke qelbesira dhe rrugaçe te ridhjerjes siçiliste! Merrni nje brisk te madh, mpreheni mir e mir dhe bashke me shokun Edver, grusht bashkuar rreth partise, shkoni e rruajani topet armikut te kllases puntore, Z. Klement Zguri!

Shqiptari05/07/2019 14:19

Njoftojeni edhe ate bushtren plakaruqe Clover te ODIHR, miushin Soreca, trapin Borchardt dhe kete bukuranen e ambasades se SHBA, Ones. Ta marrin vesh se sa te qeta dhe pozitive u bene votimet komunisto-moniste ne Shqiperine e rilindjes se krimit. Ta marrin vesh se çfare kryeministri mafioz po mbeshtesin. O djem! Rrembeni armet! O vdekje, o liri dhe demokraci! Koha nuk pret!

Nani05/07/2019 13:11

Njerez kapni pushket,kriminelet e krye kriminelit Rama po na vijne tek pragu i shtepise.

Shto koment

Denonco