Leksion nga Haradinaj: Shkarkon Zv. ministrin për sjellje të padenjë, Rama mbron 'Tërmet i q….robt'!

Leksion nga Haradinaj: Shkarkon Zv. ministrin për sjellje të padenjë, Rama mbron 'Tërmet i q….robt'!

10:53, 05/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka treguar integritet të lartë në detyrën që mban. Vetëm sepse një prej anëtarëve të kabinetit të tij është fotografuar në makinën duke mbajtur këmbët përpjetë mbi kofnie, ai e ka shkarkuar pa hezitim nga detyra.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dy ditë më parë, Maxhuni, gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta në opinion. Kurse zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht që të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.

Nga ana tjetër këtu në Shqipëri kemi shembullin e kundërt të një kryeministri tjetër shqiptarë, Edi Rama. Ky i fundit edhe pse zyrtarë të lartë të administratës, policisë, partisë e deri në rang ministrash janë kapur në përgjime, jo vetëm duke organizuar vjedhje votash, por edhe duke përdorur një fjalor banal të denjë për llumin e rrugaçëve, nuk ka marrë asnjë masë, përkundrazi i ka mbrojtur dhe i ka ngritur në detyra.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alfons Malo05/07/2019 19:07

    Po ketu edi rama del me brek neper shqiperi .Kush ti hek ai duhet te iki vet

    Gramoz05/07/2019 15:08

    Perkundrazi, ne republiken e Edver qenefit rrugeçet si Pjerdhin Ndreu shkojne me ngritje, kryetar bashkie me zgjedhje pa rival! Damian zorraxhiu pas termetit ne Diber, emerohet perseri kryetar i shtabit elektoral te ridhjerjes, per te bere kesaj here nje mega termet!

    Shto koment

    Denonco