Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Kreu i KQZ kërkon hetim administrativ për mbushjen e kutive/ 'Bibat' e Ramës kundër

Kreu i KQZ kërkon hetim administrativ për mbushjen e kutive/ 'Bibat' e Ramës kundër

19:56, 04/07/2019
A+ Aa A-

Anëtarët socialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë rrëzuar kërkesën e kreut të KQZ-së, Klement Zguri për hetim administrativ të votimeve.

Teksa seanca u shoqëra me debat, vetë Zguri kishte paralajmëruar më herët se do të kërkonte hetim administrativ, pas shifrave kontradiktore që publikoi KQZ, lidhur me numrin e votuesve dhe votat.

“Kam gjithë të drejtën për të bërë analizën dhe për të thënë, që i gjithë procesi u vëzhgua nga 4 komisionerë të një ane. Kam gjithë të drejtën jo vetëm unë, por gjithë të tjerët të jenë mosbesues. Procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, ku tregohet qartësisht se sa persona kanë votuar janë dokumentat e duhura për hetimin administrativ”,tha Zguri në mbledhjen e sotme në KQZ.

Në shumë bashki, sipas shifrave që jepte, KQZ, rezultonin më shumë vota se votues. Por kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje 4 anëtarëve socialistë në KQZ, të cilët votuan kundër.

Debati në mbledhje:

Zguri: Ti nuk hidhesh në erë.

Biba: Populli e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, edhe ata që shkuan në plazh e dinë fare mirë. Edhe unë e kam ngritur dorën (për votë pro), por është tjetër gjë të hetosh pjesëmarrjen dhe tjetër të hapësh të gjitha kutitë. Këto zgjedhje nuk do mbarojnë kurrë nëse hapen të gjitha kutitë.

Zguri: Nuk më bezdis fare, nuk më krijon asnjë lloj gudulisje.

Biba: Ti nuk doje këtë proces dhe në fund fare çfarë do të bësh, do ta sabotosh? Nuk ta gjykoj dot, nenet t’i gjen Gaz Bardhi ty. Ti në fillim këtë doje, këtë që dua edhe unë, por të erdhi një mesazh edhe ndryshove qëndrim.

Skënderi- Ruani etikën.

Zguri: Unë po flas, ju futeni tek fjala ime.

Biba: Unë jam dakord të hetohet që nga ai tek dera, por jo të hapen të gjitha kutitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco