‘Do të ketë zhvillime të shpejta’, Kryemadhi:  Kryebashkiakët lirojnë zyrat pas zgjedhjeve me dekret

‘Do të ketë zhvillime të shpejta’, Kryemadhi: Kryebashkiakët lirojnë zyrat pas zgjedhjeve me dekret

12:32, 04/07/2019
A+ Aa A-

“Një njeri që ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin, tregon se kapja e sistemit nuk do të tolerohet. Protesta e ditës së hënë do të jetë si çdo protestë tjetër, paqësore. Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj nuk mund të pranojnë presionet dhe provokimet. Me 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje por votime”, deklaroi pak çaste më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sipas saj, është më e rëndësishme të flitet për kapjen e shteti, varfërimin e shqiptarëve dhe taksat e larta se sa për zyrat e kryebashkiakëve, por shtoi se këta të fundit do t’i lirojnë vetëm pas zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti me 30 Qershor.

“Kapja e shtetit dhe varfëërimi i shqiptarëve është shumë e rëndësishme. T’ju japim taksa të ulëta, punë, ëshrtë më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive. Kemi një datë tjetër zgjedhjesgh që është 13 Tetori dhe nuk kemi parë asnjë apelim nga mazhoranca për këtë datë në asnjë gjykatë”.

Ndërkohë sa i përket çështjes së kryebashkiakëve të cilët duhet të lirojnë zyrat pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kryemadhi tha se do të ketë zhvillime të tjera shumë të rëndësishme dhe positive.

A do të shkoni në zgjedhjet e 13 Tetorit?

Kryemadhi: Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryetarët dio të jenë në krtye të detyrës derisa të zgjidhen kruuyebashkiakët në bazë të dekretit të Presidentit

Sa i takon protestës së ditës së hënë, Kryemadhi tha se do të jetë e qetë si gjithë protestat e tjera dhe paqësore.

Kryemadhi: Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk mund  të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar ku tregoi edhe njëherë se Rama është minoranca e minorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco