‘OSBE i nxjerr zgjedhjet ‘nul’/ Spaho: ‘Pushteti hyri me një kandidat në gjysmat e bashkive’

‘OSBE i nxjerr zgjedhjet ‘nul’/ Spaho: ‘Pushteti hyri me një kandidat në gjysmat e bashkive’

21:45, 02/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se raporti i OSBE ODIHR nxjerr ”zgjedhjet” nul.

Spaho theksoi se nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmën tjetër të bashkive u vendosën kandidatë sa për numër.

“Ju përdorni termin zgjedhje, unë do thosha se këto ishin votime.  Raporti i OSBE ODIHR tregon nëse plotësohen kriteret për t’u quajtur zgjdhje, lëre më pastaj të ndershme. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa u marrë opinioni i qytetarëve.

Po të hysh te mënyra si u zhvilluan zgjedhjet, ke pa fund parregullësi. Këto zgjedhje dështuan. Raporti i OSBE ODIHR u nxjerr nul. Nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmat kishte kandidat të futur në mënyrë joligjore. Bindja Demokratike u fut në mënyrë joligjore”, tha Spaho.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco