Zyrtari i njohur amerikan: Të përsëriten zgjedhjet vendore

Zyrtari i njohur amerikan: Të përsëriten zgjedhjet vendore

18:36, 02/07/2019
A+ Aa A-

Analisti David Philips, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit në periudhën e Presidentit Klinton,  propozon përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri si e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet.

Sipas tij procesi i 30 qershorit ishte një farsë zgjedhore, pa mundësi zgjedhjeje, e tipit që do të organizonte një parti-shtet. Analisti propozon gjithashtu edhe një rishikim të qasjes së administratës amerikane ndaj Shqipërisë, për të cilën thotë se ka mbyllur sytë përballë problemeve reale që po kalon vendi.

“Ajo që duhet të kishte ndodhur, duhet të kishte qenë shtyrja e zgjedhjeve sipas rekomandimit të Presidentit Meta. Votuesit shqiptarë kanë nevojë të kenë një alternativë. Qeveria e SHBA-së duhet të këmbëngulë që ata të kenë një alternativë, përpara se t'i çertifikojnë zgjedhjet dhe të thonë se janë të lirë e të drejta. Ka ndodhur një shpërfytyrim i demokracisë nga qeveria shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur një sy lidhur me këtë. Mendoj se është për të ardhur keq që SHBA-ja e ka lejuar këtë të ndodhë. Këto zgjedhje duhet të ribëhen më 13 tetor. Duhet kaluar nëpër një proces të besueshëm për t'u përgatitur për zgjedhjet në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë një zë. Përndryshe këto zgjedhje do të shënojnë vdekjen e demokracisë në Shqipëri dhe jo një hap tjetër drejt demokratizimit të vendit”, shkruan ndër të tjera Philips

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco