Ilir Meta kërcënon Xhorxh Soros/ Do më kesh përballë, edhe Avni Rustem do bëhem

Ilir Meta kërcënon Xhorxh Soros/ Do më kesh përballë, edhe Avni Rustem do bëhem

11:13, 02/07/2019
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat nga selia e presidencës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për Edi Ramën dhe mentorin e tij, Xhorxh Sorros.

Duke folur para gazetarëve, Meta u shpreh se Shqipëria nuk është e racës së Xhorxh Sorros, por e racës së Avni Rustemit, Mic sokolit, madje dhe Vojo Kushit.

‘Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorros, sepse ai socialist është në pikëpamje, dua ti them zotit Sorros, do t’ia them edhe nga afër, që t’i gëzojë ato medaljet e veta, se Shqipëria nuk është i racës së tij, por i racës së Avni Rustemit, Mic sokolit, madje dhe Vojo Kushit.

Qesh kjo kushurira ime, por unë jam gati të bëj testin e shëndettit mendor. Madje edhe testin e drogës. Ndërsa për testin e shqiptarit e dinë ata që e kanë bërë dhe do ta bëjnë në çdo kohë.

Unë kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar. Ka vetëm një zgjidhje. Le t’i lërë ato fitoret ai, se ato fitoret i pa gjithë bota, me organizatën socialiste në KQZ, me kolegjin socialist....

Për mua demokracia është e panegociueshme dhe nuk e negocioj me asnjë ambasadë dhe as me gjithë botën’, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari02/07/2019 12:14

Rrofsh president !!! Kurajo, popullin e ke me vehte! Të prifte e mbara!

Mehmet Ismaili02/07/2019 11:20

Bravo Ilir Meta to je Hero te lumte se KY basrardi Xhorxh Soros e Ka shkaterruar ne 1997 shqiperine dhe po ben cfar te done tani duke perdorur Qeverine pupete , arsleaker , Tradhetare me ne krye tradhetarin Edi Rama .Bravo Zoti President ,Jam me Ty.

Shto koment

Denonco