Mediat e huaja: Votimet në Shqipëri, kritika të forta nga vëzhguesit ndërkombëtarë

Mediat e huaja: Votimet në Shqipëri, kritika të forta nga vëzhguesit ndërkombëtarë

20:08, 01/07/2019
A+ Aa A-

Jehona e votimeve moniste të 30 qershorit i kalon kufijtë e Shqipërië.

Pas një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare, e fundit në rradhë vjen nga Kanadaja.

Në një shkrim të sajin, portali 660 News, shkruan ndër të tjera se, “Zgjedhjet në Shqipëri kritikohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, duke iu referuar edhe raportit të sotëm të OSBE/ODIHR.

Në një raport paraprak mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE/ODIHR, shprehet se "votuesit ishin nën presion", shkruan portali kanadez.

Më tej, 660 News shkruan se, zgjedhjet për kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiake do të fitohen bindshëm nga Partia Socialiste në pushtet pasi zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Sa i përket ndërhyrjeve të presidentit Ilir Meta, media e Kanadasë thekson se, “presidenti Ilir Meta  i anulloi zgjedhjet, duke thënë se ata do të ishin jodemokratikë pa opozitën. Kryeministri Edi Rama refuzoi ta bëjë këtë”. /Syri.net

https://www.660citynews.com/2019/07/01/albanian-elections-criticized-by-international-observers/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco