Gjosha: ‘Mbreti lakuriq’ pasqyra më e qartë e keqqeverisjes së Ramës

Gjosha: ‘Mbreti lakuriq’ pasqyra më e qartë e keqqeverisjes së Ramës

18:38, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, duke komentuar votimet e fundit moniste të zhvilluara nga Partia-Shtet socialiste, si edhe manipulimin e mëtejshëm të votave, shkruan se kjo është pasqyra më e qartë e keqqeverisjes së Ramës.

‘Në arenën politike shqiptare, dy ditët e fundit kanë qënë të mbingarkuara në fokusin e votimeve të datës 30 Qershor dhe diskutimet kanë qënë nga më të ndryshmet, që nga mënyra se si u realizuan këto votime, vetë monitorimi vetë numërimi nga Partia Socialiste dhe deri te raporti i sotëm, paraprak i OSBE-ODHIRIT!

Panorama ishte sa e trishtë aq edhe një rikthim i historisë për të gjithë ata që kanë përjetuar regjimin komunist, apo edhe një eksperiencë e re për shumë prej gjeneratës time dhe më të rinj, që nuk kanë e njohur realitetin e atyre viteve të rënda për Shqipërinë. Megjithatë, shqiptarët dje folën me shumë dinjitet, me gjuhën e paqes dhe të respektit ndaj njëri tjetrit, duke treguar qartë se ata nuk duan të kthehen në të shkuarën, por ata besojnë te ardhmja europiane e Shqipërisë, te demokracia, pluralizmi politik dhe te e drejta për të zgjedhur të lirë dhe me alternativë! Shqiptarët nuk e pranojnë më presionin, kërcënimin për të shkuar në votime nga frika se do të humbasin vendin e punës, bukën e fëmijëve.

Jam krenare për një popull që më në fund arriti të vendoste vetë, pa ndihmën e askujt, të delegjitimonte farsën e votimeve nën mbikqyrjen e sistemit monopartiak! Jam krenare që qytetarët e këtij vendi nuk presin legjitimim apo jo të zgjedhjeve nga askush, sepse ata dinë të flasin me gjuhën e tyre paqësore për t’i treguar të gjithëve se vetëm kështu mund të ndërtohet demokracia e vërtetë.

Nëse dikush sot ka ende dilemën nëse njihen apo jo votimet e datës 30 Qershor, besoj se verdiktin e dhanë qytetarët Shqiptarë, duke refuzuar votimet në masë apo duke shprehur injorimin e tyre nëpërmjet memeve të shkruara mbi fletët e votimit! Diskutimi mbi datën e zgjedhjeve dhe dekretin e Presidentit tashmë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese dhe jo pallavrave të politikës moniste. Sot nis beteja e vërtetë për sistemin, për ndryshimin e politikës që përqëndrohet te vetvetja, në një politikë me njerëzit dhe për njerëzit! Opozita mund të ketë shumë gabime, por ajo sot ka vendosur një gur themeli të fortë nga ku mund të ringrihet Shqipëria, ndërsa ‘Mbreti Lakuriq’ është pasqyra më e qartë e keq qeverisjes, nga e cila të gjithë duhet të nxjerrim mësime!’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco