‘Raporti i OSBE-së bëri nul votimet/ Aleatët e Djathtë: ‘Beteja për zgjedhje të lira vijon’

‘Raporti i OSBE-së bëri nul votimet/ Aleatët e Djathtë: ‘Beteja për zgjedhje të lira vijon’

17:53, 01/07/2019
A+ Aa A-

Aleatët e Partisë Demokratike kanë folur pas takimit që patën në selinë Blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, dhe ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu.

Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak  i OSBE/ODIHR tregoi  se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar.  Të pyetur  se nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda treguan se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.

“Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet.”, tha Mediu

Ndërsa Mesila Doda tha se  “Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh. Do nisni protestat? Besoj se kjo është ë nga vendimet që do të merret në vijim.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco