'Burg dhe ndalim të daljes jashtë shtetit'/ Kërpaçi i kujton 'hesapet me ligjin' KQZ-së dhe Rilindjes

'Burg dhe ndalim të daljes jashtë shtetit'/ Kërpaçi i kujton 'hesapet me ligjin' KQZ-së dhe Rilindjes

17:57, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ish deputetja dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, ka reaguar për raportin paraprak të OSBE/ODIHR që kritikoi ashpër mënyrën sesi PS zhvilloi procesin monopartiak të 30 qershorit.

Duke rikujtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se, kush prekte zgjedhjet do dënohej me burg dhe me ndalim të daljes jashtë vendit, Kërpaçi shkruan se, sot është Rilindja që duhet të bëjë llogarit me ligjin, pasi vodhi zgjedhjet.

“Pas raportit të OSBE/ODIHR, organizatës socialiste në KQZ i ngelet vetëm të numërojë vitet e burgut për veten dhe për të gjithë ata që organizuan votimet e paligjshme moniste të 30 Qershorit. Pas burgut nuk do të lejohen të dalin jashtë shtetit për lejim të zgjedhjeve të paligjshme!”,- shkruan Floida Kërpaçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco