Vasili vlerëson raportin e OSBE/ODIHR/ Zgjedhjet monopartiake, qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje

Vasili vlerëson raportin e OSBE/ODIHR/ Zgjedhjet monopartiake, qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje

17:24, 01/07/2019
A+ Aa A-

Pak minuta pas publikimit të raportit paraprak të OSBE/ODIHR lidhur me votimet e 30 qershorit, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka bërë vlerësimin e tij.

Përmes një konference nga selia e LSI, Vasili është shprehur se, e vlerëson raportin, edhe faktet e paraqitura në të.

“Ky raport konfirmon qartë,e zeza në të bardhë, që zgjedhësit shqiptarë nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike dhe në pjesën më të madhe u bë një garë pa kundërshtar. Ky është një konkluzion madhor pra zgjedhjet ishin monopartiake dhe qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje”, u shpreh Vasili.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Para disa minutash publiku shqiptar u njoh me raportin paraprak të OSBE/ODHIR lidhur me votimet e fundit në Shqipëri. Ne e vlerësojmë një raport të tillë, edhe të gjitha faktet e paraqitura në të, pasi këto fakte dhe konstatimet ishin shumë të rënda dhe jepnin një përgjigje shumë të qartë farsës elektorale dhe votimeve një partiake të zhvilluara në Shqipëri.

Ky raport konfirmon qartë,e zeza në të bardhë, që zgjedhësit shqiptarë nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike dhe në pjesën më të madhe u bë një garë pa kundërshtar. Ky është një konkluzion madhor pra zgjedhjet ishin monopartiake dhe qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje.

Së dyti, i jep përgjigje njëherë e përgjithmonë paligjshmërisë së këtyre zgjedhjeve, pra nga konstatimet e raportit të OSBE/ODHIR-it kemi të bëjmë me zgjedhje të paligjshme, sepse OSBE/ODHIR-i përkundrejt marifeteve dhe blerjes së vendimeve përkatëse që nga KQZ e kapur komuniste e deri te Kolegji Zgjedhor të cilët u përpoqën të justifikonin dhe të jepnin pamje të ligjshme këtyre zgjedhjeve. Raporti i OSBE/ODIHR thotë qartë, po e lexoj e zeza mbi të bardhë: “Gjërat u bënë më komplekse akoma për sa i takon pas daljes së dy dekreteve të Presidentit të njëpasnjëshme, më 10 dhe 27 qershor, pasi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, thotë raporti, ku e para, pra Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”

Pra qartë dhe prerë, i vetmi organ ishte Gjykata Kushtetuese dhe këtë organ, organizata socialiste në qeveri, në KQZ dhe kudo e zëvendësoi me kolegje zgjedhore, me KQZ e gjithë çfarë, duke dhunuar Kushtetutën dhe duke çuar shqiptarët në zgjedhje totalisht të paligjshme, në tërësinë e tyre të paligjshme, antikushtetuese dhe në funksion të skenarit një partiak.

E treta, tepër e rëndësishme, misioni konstaton që vendimet e KQZ-së, i quajtur ndryshe organizata socialiste në KQZ, kanë qenë vendime të cilat janë marrë në mënyrë arbitrare dhe sipas urdhrit politik, pasi nuk kanë respektuar as kodin zgjedhor dhe as ligjet përkatëse. Dhe qartësisht raporti thotë: “KQZ  e interpretoi në mënyrë krijuese/kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Pra KQZ certifikohet si koka e problemit, kryemanipuluesja, shkelësja e ligjit dhe veprimi i saj ka qenë i induktuar dhe i imponuar dhe i drejtuar nga urdhri politik dhe asnjëherë nga ligji. Njëherazi duhet pohuar se ka dhe një konstatim tjetër shumë të rëndë. Që zgjedhjet u udhëhoqën nga Kryeministri dhe Rilindja nëpërmjet organizatës socialiste në KQZ, për të zhvilluar zgjedhje në kontroll të plotë për ti vjedhur e mbushur kutitë si deshën dhe për të bërë çdo manipulim. Ku bazohet kjo? Vetë raporti i OSBE/ODHIR-it i cili i vë vulën dhe këtij dimensioni dhe që paralajmërojnë faktin që zgjedhjet ishin të njëanshme dhe të vjedhura e plaçkitura e kutitë që ju i shikoni plot sepse është cenuar ekuilibri politik i parashikuar me ligj, brenda për brenda administratës zgjedhore. Nuk u arrit ky ekuilibër për shkak se partitë opozitare në fillim nuk morën pjesë për tu emëruar , ndërsa më vonë  KQZ , refuzoi të regjistronte ato që të marrin pjesë dhe të përfaqësohen në zgjedhje. Pra refuzoi KQZ që komisionerët e PD dhe LSI të behnin detyrën e tyre, të vëzhgonin dhe të ndalonin mbushjen e kutive që po ndodh në mënyrë qesharake dhe e cila po provon që kemi zgjedhje 120%. Përbërja e paekuilibruar e administratës zgjedhore bëri një cenim të besimit të publikut te ky proces. Pra përfundimisht, të nderuar qytetarë dhe qytetare, ky raport shumë i rëndësishëm në ndihmë të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira dhe të votës së lirë, një raport i gjithi për tu vlerësuar ka vënë përfundimisht shtyllat në rekomandimin e tij të masakrës që ka ndodhur, ka provuar që zgjedhjet janë të paligjshme, ka provuar që kemi pasur një KQZ kamikazë në funksion të urdhrave politik. Kemi pasur një bllokim të njëanshëm të të gjithë komisioneve të administrimit zgjedhor në mënyrë që zgjedhjet dhe batërdira zgjedhore të bëhej e qetë dhe themelorja konfirmohet që qytetarët nuk patën mundësi të kenë aftësinë për të zgjedhur dhe mundësinë demokratike për të zgjedhur, pra zgjedhjet ishin moniste, të vjedhura dhe të paligjshme.

Për të gjithë manipulimin, në mënyrë të veçantë për procesin zgjedhor, siç ju kam njoftuar dhe gjatë ditës lidhur me këtë çështje, do të vazhdojnë në mënyrë konstante denoncimet e pafundme mbi mijëra e mijëra fakte që provojnë këtë proces nga më të shëmtuarit dhe nga më të dëmshmit që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Faleminderit të gjithëve!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu01/07/2019 17:51

Hahaha po ca vlerso o aman kta zdun me ndez situaten tani dhe do tentojn ti niohin ne 20 gusht kur ti etj sdo kesh as qen e as moce jo njerez neper qytete

Shto koment

Denonco