Raporti i OSBE/ODIHR: Top Channel dhe Klan ia kaluan edhe RTSH-së, e mbuluan PS-në me tone pozitive

Raporti i OSBE/ODIHR: Top Channel dhe Klan ia kaluan edhe RTSH-së, e mbuluan PS-në me tone pozitive

16:44, 01/07/2019
A+ Aa A-

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, i ka dhënë një shuplakë të fortë mediave shqiptare, mënyrës se si ato pasqyrojnë realitetin dhe sidomos pronarëve të tyre që për interesat ekonomike anojnë hapur politikisht.

“Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut”, tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Në raportin e shkruar, ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, thuhet se në edicionet e lajmeve në të gjitha mediat e monitoruara, PS-ja siguroi midis 29 dhe 34 % të hapësirës informative, ndërsa PD-ja qendon në kufirin midis 20 dhe 26 % të këtij mbulimi.

Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj:

“Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive.

Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ.

Televizioni publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral”, thuhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco