‘Rilindja ka ulur zverkun nën këmbët e Ramës’. Arta Dade dënon hapur 30 qershorin monist

‘Rilindja ka ulur zverkun nën këmbët e Ramës’. Arta Dade dënon hapur 30 qershorin monist

16:32, 01/07/2019
A+ Aa A-

Një nga ikonat e Partisë Socialiste gjatë këtyre 30 viteve, Arta Dade, e ka cilësuar manipulimin e djeshëm të votimeve moniste nga Rama si një keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nënkëmbën e Edi Ramës dhe të Rilindjes, që sollën sipas saj vese dhe praktika nga të cilat bëheshin kujdes të mbroheshin nga kundërshtarët.

Në një përgjigje mbi komentet sot në një shkëmbim opinionesh në Këshillin e Ambasadorëve, Arta Dade shkruan se Rama dhe grupimi i tij i Rilindjes solli në PS vese e praktika të cilat kjo parti nuk i ka patur të vetat:

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama” – shkruan Dade në përgjigje të një mesazhi të Shpëtim Çaushit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klo01/07/2019 18:04

Kjo eshte nga shpikeset e blerjes se votes me thase mielli ne Elbasan.Turp qe flet!

Shto koment

Denonco