Mbushja fiktive e kutive të votimit/ Ambasadorja e OSBE/ODIHR: Autoritetet të hetojnë

Mbushja fiktive e kutive të votimit/ Ambasadorja e OSBE/ODIHR: Autoritetet të hetojnë

16:15, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover, gjatë konferencës së sotme për shtyp, është shprehur se, misioni që ajo drejton ende nuk e ka papërfunduar punën e saj të mbledhjes së fakteve sa i takon procesit zgjedhor.

Ajo shtoi se, po shqyrtohet me kujdes mospërputhja mes numrit të votuesve dhe votave në kutitë e votimit.

 “Sa i përket pyetje suaj të parë sa i përket numrit të votuesve, pasi siç e thashë ne po marrim informacione nëse kemi të bëjmë me mbushje fiktive të kutive, por unë shpresoj që autoritetet të hetojnë. Unë do të kisha shumë qejf që të ktheheshim sërish në Shqipëri. Nëse OSBE do të merrte këtë ftesë, pastaj do të vendoste nëse do të duhej të merrte pjesë apo jo”, deklaroi Glover.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco